• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Krim për pensionistët”, Rama-biznesmenëve të ndërtimit: Nuk ka sot punonjës me 400 Euro pagë

by A R
21/10/2024 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama pati një thirrje për biznesmenët, sidomos ata të ndërtimit, që të deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre. Sa i përket sektorit të ndërtimit, Rama tha se nuk ekzistojnë më punonjës që të paguhen me pagë minimale. Sipas tij, qeveria do të ndërhyjë fort në këtë çështje. Rama theksoi se mosdeklarimi i pagës reale është në të vërtetë krim ndaj çdo pensionisti.

“Kemi nevojë për solidaritet të madh në këtë përpjekje jo për të ndarë çfarë kemi në buxhet, por për të mos lejuar mijëra njerëz, njerëz normalë, që janë në rregull me ligjin, njerëz që i sheh të marrin mësysh, sa të mirë veshur janë, të mos vjedhin pensionet tuaja çdo muaj si një gjë që është normale. E merr punëtorin dhe i thua, vëlla paga jote është 600, 700, 800 euro, por unë do të të jap 400 në bankë e të tjerat do t’i jap në dorë se kështu është më mirë. Ky njeriu vjen pastaj tek ajo që tregoi zv/ministrja. Del në pension i vjen pensioni dhe thotë ç’është ky pension. E nis ankesën tek Astriti më keni llogaritur gabim pensionin. Ai me të vetën është në rregull se ka marrë çdo muaj 600, 700. Mirëpo ashtu del ajo se tek Astriti te fletorja del ajo që kanë kaluar me bankë. Ato që kanë kaluar me bankë janë marrë te fondi i Astritit. Ato të tjerat t’i bëjnë mirë atij që i ka fituar se i ka marrë me djersë, por nuk vlejnë më për pensionin. Kjo është grabitja e madhe. Ky është kollajllëku i madh me të cilin sot punëdhënësit dhe punëmarrësit e trajtojnë këtë çështje. Këtu do ndërhyjmë shumë fort. Unë nuk dua të bëj as kërcënime se nuk është kërcënim, as paralajmërime, por do i them biznesmenëve sidomos atyre që bëjnë ndërtime. Nuk ekziston sot, e dimë shumë mirë, është fakt. Nuk ekziston punonjës ndërtimi me 400 Euro në muaj, me 500 Euro, me 700. Nuk ekzistojnë. Na i regjistrojnë të gjithë me pagë minimale. Ky është krim. Nëse deri sot e kemi trajtuar si informalitet dhe faktikisht një nga gjërat e mira që ka ndodhur është që nga 2013 kemi rritur me 290 mijë numrin e atyre që kontribuojnë. Nuk është pak, por prapë është kaq e pamjaftueshme saç e pajustifikueshme që këta të deklarojnë pagat joreale. Ato pagat joreale janë krim ndaj çdo pensionisti që sot me të drejtë thotë po mirë, vajti si vajti kjo punë, atë gjysmagjelin mos na e lini ta kujtojmë dhe mos na bëni të themi o sa mirë kaluam nga gjysmagjeli te ai 5 mijë lekëshi i ri i fundvitit. Që të bëhet më shumë ajo, duhet të luftohen këta. Këta duhet të vetëdijësohen se hyjnë në një hak shumë të madh. Hyjnë në një gjynah shumë të madh”, tha Rama në një bashkëbisedim me pensionistët.

Rama theksoi se shpreson që në këtë nismë, edhe biznesi të jetë në një front me qeverinë.

“Duhet të jemi një front. Shpresoj që në këtë front të futet i gjithë biznesi. Jemi i vetmi vend në rajon që kemi zero taksë për biznesin e vogël. Zero TVSH deri në 100 mijë Euro xhiro. Çfarë i kërkojmë ne biznesit të vogël? Paguaj sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. A mund të tolerohet mos paguajnë as sigurimet shoqërore e shëndetësore? A mund të pranohet kjo kur ia ke hequr çdo gjë dhe i kemi marrë angazhimin që deri në 2029 nuk do kemi taksë”, tha Rama.

Sipas tij, vetëm Partia Socialiste ka bërë maksimumin për pensionistët.

“Të jeni të bindur që puna e pensioneve është një gozhdë në kokën time dhe është një gozhdë në tryezën e qeverisë që në ditën 1 që jam ulur aty”, shtoi ai.

/a.r

Next Post
Meta: Sfidoj edhe ata matanë detit e matanë oqeanit, ku të kenë dëshirë. Me të gjithë fundërrinat e…!

DETAJE / Ilir Metës iu vunë prangat pranë një qendre tregtare. Udhëtonte me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

Këndoi në spanjisht në Super Bowl, Trump shpërthen ndaj Bad Bunnyt: Fyerje për madhështinë e Amerikës

February 9, 2026
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi

February 9, 2026
Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

February 9, 2026
Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In