• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krim pa ndëshkim/ Gërdeci, 11 vite pas tragjedisë, fëmijë të gjymtuar, jetë të shkatërruara

by Java News
15/03/2019 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gerdeci eshte kujtimi i një tragjedie që ndihet në çdo rrugicë dhe godinë te fshatit. Nje krim i paster shteteror i pandeshkuar. Fëmijë që iu këput jeta në moshën më të bukur, dhe të tjerë që nuk njohën dot as nënën e tyre. Jetë të shkatërruara dhe familje që ende jetojnë dramën e shpërthimit në 2008, që mori 26 jetë të pafajshme njerëzish dhe plagosi mbi 300 të tjerë. Shkaktarët e tragjedisë iu gëzohen miliardave dhe posteve, familjet jetojnë me dhimbjen e tragjedisë dhe mungesën e drejtësisë.

Sot mbushen 11 vite, që prej ditës kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit, shkaktuar prej biznesit të ngritur dhe organizuar në qendrën e demontimit të municioneve ushtarake në këtë fshat, pranë Bashkisë Vorë. Tashmë, dihet se çfarë shkaktoi kjo tragjedi e rëndë në Gërdec dhe në zonat rrotull tij, me pasojë 26 të vrarë burra, gra e fëmijë, të cilët ishin viktimë punës jashtë çdo kushti teknik e ligjor në demontim municionesh, të cilët eksportoheshin si skrap dhe municione luftarake, me marka të falsifikuara në Afganistan, Irak, Libi, Tunizi, Egjipt etj. Nëse nuk do të kishte ndodhur shpërthimi i municioneve, ky biznes i rrezikshëm do të vazhdonte ashtu siç kishte vazhduar që prej vitit 2005 e deri në ditën që Gërdeci shpërtheu dhe vrau 26 punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës dhe që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.

Qeveria “Berisha” lejoi biznesin kriminal ne Gërdec

Krimi i Gërdecit, ka pasur si pikënisje një biznes të komanduar dhe menaxhuar prej kupoles kryeministrore “Berisha”, i lejuar e ligjëruar prej kreut të pushtetit. Qeveria shqiptare, brenda 3 orëve nga tragjedia e Gërdecit doli dhe bëri një deklaratë distancomi nga ky “biznes krim njerëzor”. Vetëm 15 minuta pas deklaratës së qeverisë, doli personalisht kryeministri Sali Berisha, i cili tepërmi tensionuar dhe i kapur në “grackën” e biznes-krimit të familjarve, u distancua prej këtij skandal-krimi shtetëror, madje duke mohuar dhe faktin e pakundërshtueshëm, që në këtë “fabrikë vrasëse” punonte si drejtues demontimi dhe baxhanaku i tij, që eksperte kontabël në Gërdec ishte mbesa e tij, që policia private e cila mbante nën mbikëqyrje këtë fabrikë ishte e dhëndrit të tij, që Ministri i Drejtësisë dhe drejtorët e kryepolicët e pikave të kalimit kufitar, bënin komunikimin shkresor zyrtar dhe ligjor për aktivitetin eksportues të kësaj fabrike me djalin e kryeministrit. Tashmë, pas 11 vitesh, tragjedia e Gërdecit ka kaluar nëpër një kalvar të gjatë seancash gjyqësore, debatesh mediatike, protestash të familjarëve të viktimave, premtime të qeverisë, mashtrime për dëmshpërblime dëmtimesh prej shpërthimi dhe në fund një vendim gjykate i formës së prerë, që dënon 26 persona për administrim të pakujdesshëm të biznesit të demontimit, por pa autorë të vrasjeve…!! Kur 15 marsi u shndërrua në tragjedi njerëzore, të gjithë u drejtuan të bëjnë të paditurin.

Shpërthimi në Gërdec, si “bombë atomike”

Shpërthimi shkaktoi një krater gjigand me një thellësi prej 120 inçsh. Shpërthimi vrau 25 persona (26 së bashku me të vdekurën në spital, si pasojë e djegieve të rënda) dhe ngjasonte me një kërpudhë të zezë tymi. Shumë analistë e quajtën atë si “bombë atomike në miniaturë” edhe pse do të ishte e ekzagjeruar të bënim një krahasim të tillë. Dëshmitarë që përjetuan ngjarjen thonë se valanga e shpërthimit i kishte hedhur ato disa metra tutje. Persona që ndodheshin në udhëtim gjatë kohës së shpërthimit (në aksin Tiranë-Durrës), dëshmuan se frika i kishte pushtuar të gjithë. Të tjerë do të ktheheshin nga emigracioni, vetëm për të gjetur shtëpinë e rrënuar ose të dy prindërit të vdekur. Të tjerë kanë qenë në shërbimin ushtarak të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit kur tragjedia ndodhi. Fëmijët nuk u kursyen në këtë masakër. Rasti konkret ishte Flavio Deliu (vetëm katër vjeç), i cili humbi jetën gjatë shpërthimit. E në të gjithë këtë tragjedi të madhe, numri i arrestuar arrin në tre. Shtëpia të shumta u shkatërruan dhe shumë biznese që ndodheshin në këtë zonë, pësuan dëme të rënda. Personat që humbën gati gjithçka në shpërthim filluan protesta të shumta në të gjithë vendin. Ata u ankuan për dëme fizike, morale dhe materiale, ndërkohë që qeveria i ka dhënë atyre vetëm 1 300 dollarë për person. Një problem dhe pasojë tjetër që la shpërthimi, është edhe ai i radioaktivitetit. Toka ku ka ndodhur shpërthimi është jashtë përdorimit dhe me rrezik radioaktiv. Për 15 vjet, radioaktiviteti do të jetë i pranishëm në zonë dhe do të dëmtojë si qeniet e gjalla, ashtu si edhe bimët që do të mbillen aty. Uji është i infektuar gjithashtu, mbasi pas shpërthimit është me ngarkesa të plota kancerogjene. Gërdeci eshte ende nje krim i pandeshkuar, dhe njolla kriminale e nje krimi te paster shteteror qe ze fill qe ne zyrat e ish kryeministrit dhe qeverise se PD.

Viktimat e Gërdecit

1. Qemal Deliu
2. Kore Deliu
3. Liljana Deliu
4. Jetmir Deliu
5. Flavio Deliu, 3 vjeç
6. Hysen Cani
7. Muhamet Hoxha
8. Besim Çanga
9. Roland Alla
10. Reshit Kruja
11. Mehmet Hazizi
12. Bukurie Cani
13. Arben Hasa
14. Zilie Kaca
15. Endri Dvorani
16. Shefki Cani
17. Zelije Leti
18. Ilirjan Malci
19. Shqipe Hasa
20. Azem Hamolli
21. Nafije Laçi
22. Zylfije Ahmeti
23. Erison Durda, 10 vjeç
24. Rajmonda Durda
25. Jetmir Ballazhi
26. Resmie Kranja

Ja vitet e dënimit për 29 të pandehurit

1.    Ylli Pinari – 15 vite burg (ulet një e treta), dënohet 10 vite burg, i mbeten për të kryer 4.8 muaj
2.    Sokol Ngjeçi – 10 vite burg
3.    Dritan Minxolli – 12 vite burg, i mbeten për të vuajtur dhe 5.5 vite burg
4.    Mihal Delijorgji – 7 vite e 3 muaj burg, i mbeten për të vuajtur dhe 3 muaj e 20 ditë
5.    Luan Hoxha – 5 vite burg (personat e mësipërm në bazë të vendimit duhet të arrestohen dhe dërgohen në qeli)
6.    Shkëlzen Madani – 3 vite burg, pezullohet dënimi
7.    Dashnor Caushi – 3 vite burg
8.    Armand Tartari – 1 vit burg
9.    Agim Lala – i pafajshëm
10.    Ardian Mullahi, i pafajshëm
11.    Hilmi Laçaj – 3 vite burg
12.    Ndue Marku – 1 vit burg
13.    Shpëtim Spahiu – i pafajshëm
14.    Zija Bahja – 3 vite burg
15.    Agim Babameto – 1 vit burg
16.    Rezart Tërshana – 1 vit burg
17.    Besnik Dauti – 3 vite burg
18.    Fatbardh Kuçi – 1 vit burg
19.    Gëzim Oshafi – 3 vite burg
20.    Jorgo Mino – 3 vite burg
21.    Denis Hajdari – 1 vit burg
22.    Fari Toska – 3 vite burg
23.    Zenun Fero – 3 vite burg
24.    Hysni Çocka- 3 vite burg
25.    Adriatik Mema – i pafajshëm
26.    Juliana Margariti – e pafajshme
27.    Lavdi Shatro – kalimin e akteve prokurorit
28.    Fiqiret Mato – i pafajshëm
29.    Shoqëria “Albademil” shpk. – 25 milionë lekë gjobë, lënien në fuqi të sekuestros konservative mbi pasuritë e të pandehurit, shoqëria “Albademil” shpk.

/a.meta

Next Post
VIDEO/ Masakra me 40 viktima në Zelandën e Re, dalin pamjet kur vrasësi hyn me armë në xhami

Tronditet bota, bilanc lufte, shkon në 49 numri i të vdekurve nga sulmi në Zelandën e Re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In