• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Krim në familjen shqiptare, burri vret gruan në Zvicër

by A R
01/09/2019 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Zvicër në qytetin Dietikon. Gazeta “Blick” raporton se 34-vjeçarja shqiptare Luiza u qëllua për vdekje me thikë nga burri i saj Ilir B. 37 vjeç. Ngjarja ka ndodhur të hënën më 26 Gusht por është raportuar së fundmi nga mediat. Prej 1 viti, Luiza jetonte e vetëm pasi kishte braktisur bashkëshortin për shkak të keqtrajtimeve të vazhdueshme. Nëna e 4 fëmijëve kishte marrë një apartament tjetër dhe aty jetonte bashkë me ta.

Ilir B. e dhunonte dhe keqtrajtonte vazhdimisht bashkëshorten. Ai madje e kishte kërcënuar se do t’i vriste prindërit nëse Luiza do ta braktiste. Fqinjët e përshkruajnë Luizën si një “grua shumë të mirë”. Ndërsa, familjarët, miqtë dhe komshinjtë e tregojnë Ilir B. si një person të dhunshëm dhe thonë se ishin në dijeni të faktit që Luiza dhunohej, por nuk mund të bënin asgjë. Vetë 34-vjeçarja ishte detyruar të pranonte dhunën dhe kërcënimet e burrit. Por ajo qëndronte në heshtje.

Deri një vit më parë, kur mori guximin dhe braktisi bashkëshortin për të jetuar në një apartament tjetër në qytetin Dietikon. Edhe atëherë, 37-vjeçari e kërcënoi përsëri. Sërish Luiza heshti, por tani ka heshtur përgjithmonë. Të hënën, Ilir B. shkoi në banesën e saj dhe e qëlloi me thikë. Në trupin e saj kishte shumë plagë thike të shkaktuara nga disa goditje. Ajo u gjet e pajetë e mbuluar nga pellgu i gjakut. “Blick” raporton se Ilir B. kishte mbyllur në dhomë djalin e voglë 4-vjeçar të çiftit përpara se t’i merrte jetën Luizës.

Kjo ngjarje e rëndë është raportuar në gazetën zvicerane nga gazetarja Dafina Eshrefi, me origjinë nga Kosova. Ajo shkruan për fenomenin e krimit në familjet shqiptare, duke e ngritur si një problematikë shqetësuese për faktin se janë ngjarje të përsëritura. Dhe për këtë, gazetarja Dafina Eshrefi e shikon fajin tek Kanuni dhe mentaliteti i shqiptarëve.

“Ka dhunë ndaj grave në të gjithë botën, kudo. Por ne shqiptarët kemi një problem të madh. Pavarësisht fesë dhe origjinës, një ligj i vjetër është në mendjen e shumë burrave shqiptarë, dhe aty gjejnë legjitimitetin për të poshtëruar gratë, rrahur dhe madje për t’i vrarë. Sipas të ashtuquajturit ‘Kanun’, gruaja nuk ka praktikisht asnjë të drejtë. Ajo shërben vetëm për të lënë pasardhës. Kurrë nuk mund t’i përkasë familjes së burrit, do të jetë përherë e huaj në shtëpinë e saj. Ne shqiptarët në Zvicër kemi dështuar si komunitet nëse nuk përballemi dhe të luftojmë dhunën ndaj grave”, shkruan ndër të tjera gazetarja Eshrefi në artikullin e Blick.

/a.r

Next Post
Atentat shqiptarit në Greqi, ja dyshimet e policisë

Ngarkoi makinën me kanabis, pranga shqiptarit në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Amerika “rrëmben” deputetët e rinj/ Leka: Berisha e ka ulur figurën e tij. Të rinjtë, të zhveshur nga ‘Berishizmi’

January 28, 2026
Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

Shkodër/ Makina ra në lumë nga ura e Spatharit – Shpëtojnë mrekullisht 3 personat që ndodheshin në mjet

January 28, 2026
“Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri”/ Gjimnazisti i “Petro Nini Luarasit”, kampion i arteve marciale

“Tjetër medalje ari vjen në Shqipëri”/ Gjimnazisti i “Petro Nini Luarasit”, kampion i arteve marciale

January 28, 2026
Aksident në aksin Mjedë-Shkodër, makina humbet kontrollin dhe përfundon në lumë (VIDEO)

Aksident në aksin Mjedë-Shkodër, makina humbet kontrollin dhe përfundon në lumë (VIDEO)

January 28, 2026
Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

January 28, 2026
‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

January 28, 2026
Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

January 28, 2026
Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

January 28, 2026
Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

January 28, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”, Keijsi: Me Inën do të vazhdoj jashtë

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In