Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gallarate të Vareses, ndërsa mësohet se një shqiptar ka therur gruan duke e goditur më pas disa herë me thikë.
I gjithë krimi i tmerrshëm ka ndodhur në sy të dy fëmijëve 3 dhe 11 vjeç, ndërkohë që vrasësi më pas ka kërkuar ndihmën mjekësore. Policia ka konfirmuar se viktima 30 vjeç ka ndërruar jetë nga plagët e thella të marra kryesisht në fyt.
Nga hetimet e para mësohet se autori është Gjin Preducaj dhe viktima quhet Mariana Preducaj, ndërkohë që pritet të zbardhen shkaqet e krimit të rëndë.









