Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një konflikt brenda familjes ka përfunduar tragjikisht.
Mësohet se Afrim Kollari ka qëlluar të vëllanë e tij me armën e gjahut që kishte në shtëpi duke e lënë të vdekur në vend. Autori i krimit të rëndë është vetëdorëzuar në komisariatin Nr.5 të Tiranës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vrasja e shëmtuar ka ndodhur në Valias të Tiranës, ndërsa viktimë ka mbetur E.Kallari. Dyshohet se e plagosur ka mbetur edhe nëna e dy vëllezërve ndërsa shkak për krimin është bërë konflikti për pronën.
(java / r.a)