Krijuan skemat mashtruese\ Prokuroria Tiranë sekuestron shoqëritë Micro Credit Albania dhe Final

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM TIRANË

Krijuan skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve, Prokuroria Tiranë sekuestron shoqëritë Micro Credit Albania dhe Final

Personit juridik – Micro Credit Albania, i dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143/3;

Person juridik – “Final” i dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143/3 (më shumë se një herë), “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë Kriminale” të  kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni  287/2 të Kodit Penal.

Shoqëritë dhe personat nën hetim  në mënyrë abuzive kanë:

Përdorur të  dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme (numrat e telefonit, të vetat apo të familjarëve dhe të dhëna të gjendjes civile, punësimi etj);

Përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e  debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet  telefona të vazhdueshme( dhe jo vetëm) me  qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive;

Përdorur gënjeshtrën që konsostente në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore;

Sekuestrimin e llogarive bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik, madje dhe pa ndonjë afat kohor;

Kryer sekuestrimin e pronave të paluajtshme në mënyrë jo proporcionale me detyrimin e mbetur; dhe

Kanë “shitur/kaluar” në pronësi të MCA,  pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande  fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave, prona të cilat janë vlerësuar në mënyrë fiktive.

Të gjitha veprimet e sipërcituara janë kryer me qëllim për të shtrënguar dhe detyruar debitorët për të marrë kredi të reja me vlerë principial të fryrë dhe me interesa shumë të larta, duke gënjyer që po “ristrukturojnë  të vjetrën” apo për të paguar detyrime në vlera të fryra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat.

Si rrjedhojë shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, që përllogariten në 10-tra milion Euro sipas mënyrës së sipërcituar, para  dhe prona të cilat i kanë investuar apo përdorur në aktivitete të tjera.

Nga analiza e sipërcituar rezulton në procedimin penal 2123 të vitit 2020 janë administruar të dhëna të mjaftueshme nga të cilat krijohet dyshimi i arsyeshëm se pasuritë e shoqërive të sipërcituara  janë produkt i veprës penale “Mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 143/3, e për rrjedhojë krijohen dyshime se disponomi i këtyre pasurive mundet që të rëndojë apo të zgjasë më tepër pasojat e veprës penale apo mundet që të lehtësojë kryerjen e veprave të tjera penale, si dhe  konsiderohen  pasuri që duhet të konfiskohet. BW

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com