Një grup studentësh nga MIT Media Lab dhe hulumtuesit nga Microsoft, kanë krijuar një tatuazh i cili mund të kthehet në ekran me prekje dhe të kontrollojë nga largësia celularin tuaj, apo të shpërndajë të dhëna.
Teknologjia, e cila është përshkruar në ueb-faqen e MIT dhe do të prezantohet e përfunduar muajin e ardhshëm, është quajtur “DuoSkin”.
Hulumtuesit thonë se njerëzit mund të dizajnojnë një rreth duke përdorur një program grafik, të stampojnë tatuazhin në ngjyrë të artë (e cila e përçon elektricitetin) dhe më pas të shtojnë materiale dhe komponentë të cilët do ta bënin tatuazhin interaktiv.noa.al/a.k









