• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shtëpia e Biznesit”, Rama: Sipërmarrjet që rrezikojnë falimentin, të mos presin “serume” nga qeveria…

by A R
13/01/2024 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një strukturë re në shërbim të dialogut midis qeverisë dhe biznesit është ngritur pranë Kryeministrisë në njërin prej kubave të Piramidës, e cila është quajtur “Shtëpia e Biznesit”.

Kjo strukturë do të mirëpresë dhe diskutojë problematikat e sipërmarrësve dhe do t’i adresojë ato në institucionet shtetërore për t’u dhënë zgjidhje.

“Këtu do të organizohen takime, do të ketë persona të posaçëm për të qëndruar këtu, për të mbledhur problematikat tuaja dhe për t’i adresuar ato nëpërmjet të gjithë strukturave shtetërore. Duhet ta shihni këtë shtëpi, si shtëpinë tuaj, ku mendimet të jepen në mënyrë informale, të thjeshtë, jo burokratike dhe të jetë kjo dera juaj për të zgjidhur problematikat që keni me institucionet shtetërore” – tha ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, në vizitën e zhvilluar në hapësirën e re, një ditë pas riaktivizimit të Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Nga ana e tij, kryeministri Rama i pranishëm në hapjen e “Shtëpisë së Biznesit” theksoi se kjo strukturë është një hallkë lidhëse mes sipërmarrjes dhe institucioneve shtetërore. Ai i ftoi bizneset që të adresojnë problematikat e tyre deri tek rastet korruptive që mund të jenë hasur.

“…e përsëris, çdo problem dhe e nënvijëzoj, çdo problem që është nga ato situatat e papëlqyeshme të përballjes me një interpretim të gabuar të administratës apo të përballjes me një person apo me një grup personash që shfrytëzojnë të qenit në funksionin publik për të penguar punën me qëllim që të marrin mbrapsht ryshfetin e tyre”, u shpreh Rama.

Rama vuri në dukje se megjithëse një pjesë e korrupsionit sipas tij është reduktuar me procesin e digjitalizimit, ai tha se “ka një pjesë tjetër të kësaj bote të vjetër të ryshfetit që është akoma gjallë”.

Për këtë arsye, Rama i ka ftuar sipërmarrësit që të mos ngurrojnë të përballen me zgjidhjen e këtyre situatave korruptive.

“Unë nuk e kuptoj dot, sinqerisht, kur na ndodh ndonjëherë që të komunikojmë me ndonjë sipërmarrës që ka një problem me administratën ose kur më ndodh, më ka ndodhur më parë që të më shkruajnë sipërmarrës të panjohur nga zona të tjera të vendit që ndeshen, që janë ndeshur me arbitraritetin e inspektorëve, që kur i thua “Më thuaj cilët ishin dhe hajde të ndërveprojmë bashkë që këta njerëz të marrin përgjegjësi dhe të largohen nga kjo punë” e “Jo, po se nuk dua t’i bie në qafë njeriu”. Këtë nuk e kuptoj, sinqerisht, se nuk dua t’i bie në qafë dikujt që po të bie në qafë dhe nuk po të bie në qafë si trim, por po të bie në qafë si një burracak që shfrytëzon të pasurit e një firme në një tefter X të shtetit për të penguar ty”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu se bizneset duhet të përshtaten me tregun dhe risitë e ekonomisë në ditët e sotme dhe të mos presin para nga buxheti i shtetit për të shpëtuar nga falimentimi.

“Kush nuk e ka kuptuar apo kush nuk i ka marrë masat për t’u adaptuar, sot e ka të pamundur të mbijetojë. Në këto kushte, t’i kërkosh qeverisë të të japë serume, është gabim. Pse? Sepse nuk ka serum që të shpëton dhe nga ana tjetër, qeveria nuk mund të përdorë taksat për të zgjatur agoninë e një organizmi që nuk e mban dot, nuk e kthen dot më në jetë. Është një vdekje klinike e sigurtë, por nuk është pa zgjidhje as për sipërmarrësit, as për personat. Zgjidhja është të adaptohesh! Të ndryshosh lojën”, shpjegoi Rama.

/a.r

Next Post
Zëdhënësja e PD sulmon Berishën: Aleanca e kullave s’do të na mbajë dot peng

Karabina: PD do e kushtëzojë votën në parlament me propozimet e veta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In