• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krijohet Parku i Miqësisë Shqipëri-Izrael te Liqeni Artificial

by A R
19/04/2018 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dita e Pavarësisë së Izraelit në Tiranë u festua me përurimin e kopshtit të miqësisë Shqipëri-Izrael, ku Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Izraelit mbollën 70 fidanë të rinj, në shenjë miqësie mes dy popujve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin, Konsulli i Nderit të Izraelit, Rodolf Xhillari dhe kryetarja e grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti, iu bashkuan aksionit të mbjelljes së pemëve dhe zbuluan një pllakatë në shenjë përkujtimi.

Teksa uroi Ditën e Pavarësisë, kryebashkiaku Veliaj theksoi se shembulli i Izraelit është jashtëzakonisht frymëzues dhe tregues se kur njerëzit bëhen bashkë për një qëllim, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. “Përkujtojmë në mënyrë shumë origjinale 70-vjetorin e kombit të Izraelit dhe për këdo që e ka vizituar e ka parë se si kur njerëzit bëhen bashkë për një qëllim, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme. Edhe nga një tokë në shkretëtirë, mund të bëjnë një histori suksesi. Për ne shembulli i Izraelit është jashtëzakonisht frymëzues. Nuk kish mënyrë më të bukur për ta festuar 70-vjetorin e pavarësisë së Izraelit, se sa duke mbjellë 70 pemë”, tha Veliaj.

Ambasadori i Izraelit në vendin tonë, Boaz Rodkin, falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe grupin e miqësisë Izrael-Shqipëri për kujdesin e treguar në kremtimin e kësaj feste, ndërsa theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve tona, në shenjë edhe të miqësisë mes dy popujve, do vazhdojë me projekte konkrete. “Para se të fillojmë vitin e ri shkollor, do të rinovojmë me bashkinë një nga shkollat e Tiranës dhe gjithashtu, vendosëm të rreshtohemi në krah të bashkisë në përpjekjen për ta bërë këtë qytet më të gjelbër, duke mbjellë 70 pemë sot”, tha ambasadori.

Veliaj nënvizoi se teksa Shqipëria nis një fazë të re të integrimit në familjen europiane, nevojitet një angazhim dhe energji e përbashkët për të vijuar progresin dhe zhvillimin e vendit. “Teksa përgatitemi për një fazë të re të integrimit të Shqipërisë në BE, ajo që kemi kuptuar është që nën shembullin e Izraelit, po të bëhemi bashkë dhe të punojmë për një qëllim, mund të bëjmë çudira dhe nga situata që kemi trashëguar në vendin tonë. Sot jemi shërbëtorë dhe administratorë të kësaj cope të atdheut dhe mundohemi që të gjithë të fokusuar në një qëllim, të kemi energji të përbashkët për progres, për modernizim dhe zhvillimin e vendit tonë”, u shpreh Veliaj, duke vlerësuar nismën e Ambasadës së Izraelit për mbjelljen e pemëve.

Kryebashkiaku tha se mbrojtja që populli shqiptar tregoi gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj popullit të Izraelit na bën krenar dhe apeloi që edhe brezat e ardhshëm të investohen më tej në forcimin e frymës së tolerancës dhe të miqësisë. “Si një qytet me shumë besime të ndryshme dhe me harmoni të paprecedentë, ndihemi krenarë që kemi qenë një nga gurët e themelit të kësaj miqësie speciale. Uroj shumë që gjeneratat e reja do të investohen në çdo qytet, shkollë, klasë, në çdo biznes, sipërmarrje, në çdo libër, që kjo miqësi e fortë të bëhet akoma më e fortë në të ardhmen”, u shpreh Veliaj.

Në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, Bashkia e Tiranës do të shtojë bashkëpunimin me Jeruzalemin dhe disa qytete të Izraelit në fushën e inovacionit dhe zhvillimit të bujqësisë./a.m.

Next Post
Tabela/ Ndalet rënia e euro-s dhe paundit britanik, ja me sa këmbehen

SKEMA/ Zhvati 532 mijë euro, ekstradohet nga Hungaria mashtruesi kosovar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

February 5, 2026
“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

February 5, 2026
Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

February 5, 2026
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

February 5, 2026
Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

February 5, 2026
Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

Flet një nga viktimat e Jeffrey Epstein: Isha 16 vjeçe kur më abuzoi, Trump na tradhtoi

February 5, 2026
Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

February 5, 2026
EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

EMRAT/ Këta janë katër anëtarët e familjes shqiptare, që humbën jetën në Itali

February 5, 2026
“Mos e përmendni nenin 5 të NATO-s”, Finlanda paralajmëron SHBA-të, zbulohet kabllogrami

“Mos e përmendni nenin 5 të NATO-s”, Finlanda paralajmëron SHBA-të, zbulohet kabllogrami

February 5, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Shoqata e Gjyqtarëve, seksion i PD”, Beqiri: Kërkesa për rritje pagash, e turpshme dhe abuzive!

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In