• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krijohet grupi negociator me BE, Zef Mazi merr statusin e ministrit të shtetit

by S M
30/05/2020 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar grupin negociator të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Grupi përbëhet nga 18 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë zv.ministra të qeverisë, të cilët kanë ndarë edhe kapitujt respektivë që do të negociojnë gjatë punës së tyre.

Siç ishte njoftuar më parë, grupi do të drejtohet nga kryenegociatori, diplomati me përvojë Zef Mazi, i cili, sipas VKM-së së miratuar ditën e mërkurë, merr statusin e ministrit, duke krijuar në këtë mënyrë de facto një ministri për Integrimin.

Këtë e përforcon edhe fakti se VKM-ja përcakton statusin, por dhe pagën e kryenegociatorit, duke e barazuar atë me ministrin e shtetit, ndërsa Gent Cakaj, i cili mbulon Ministrinë e Jashtme, ka statusin e ministrit në Detyrë.

“Kryenegociatori barazohet me ministrin e Shtetit dhe, në zbatim të parashikimeve të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, ka përgjegjësi për kryerjen e negociatave teknike të anëtarësimit në BE për të gjithë kapitujt negociues”, thuhet në vendimin e qeverisë. Edhe paga e kryenegociatorit barazohet me atë të ministrit, ndërsa rreth tij ngrihet dhe një kabinet i barasvlershëm me atë të kabinetit të ministrit. “Nivelet e pagave për kryenegociatorin dhe funksionarët e kabinetit të tij janë, si më poshtë vijon: a) kryenegociatori barazohet në pagë me ministrin; b) Drejtori i kabinetit të kryenegociatorit barazohet në pagë me pozicionin ‘drejtor i kabinetit të ministrit’; c) Këshilltari në kabinetin e kryenegociatorit barazohet në pagë me pozicionin ‘këshilltar i ministrit’; ç) Sekretari i kryenegociatorit barazohet në pagë me pozicionin ‘sekretar i ministrit’. 3. Subjektet joanëtare të grupit negociator, të cilët kryejnë detyra të ngarkuara nga kryenegociatori, përfitojnë një pagesë në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë për çdo ditë pune, e cila paguhet pas realizimit të punës së ngarkuar”, thuhet në vendim.

Sipas këtij vendimi, Grupi Negociator mbështet punën e Komitetit Shtetëror për Integrimin Europian dhe Delegacionit Shtetëror sipas parashikimeve të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave. Puna e kryenegociatorit do të zhvendoset mes Tiranës dhe Brukselit.

“Kabineti i kryenegociatorit funksionon pranë Kryeministrisë dhe në misionin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Struktura dhe funksionimi i tij miratohen me urdhër të Kryeministrit; Kabineti, në koordinim me njësinë përgjegjëse për nismat ligjore prioritare dhe acquis në Kryeministri dhe Sekretariatin e Integrimit Europian i siguron kryenegociatorit ndihmën e duhur teknike dhe asistencën administrative për të mbështetur zbatimin e detyrave të tij./ Panorama/

Next Post
EMRAT/ Vrasja në Rrëshen, policia: Vëlla e motër dyshohet se u qëlluan nga ish-bashkëshorti i gruas

Ngjarje e rëndë në Laç, një i vrarë dhe dy të plagosur në një hotel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In