• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krijimi i SPAK, Felaj: Do të rihapen dosjet që janë varrosur prej vitesh

by A R
31/07/2019 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj ka paralajmëruar hapjen e dosjeve të bujshme me ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Në një prononcim për gazetën “Sot” Felaj u shpreh se SPAK do e nisë punën me hetimin e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta pushtetarësh, ku deklaroi se kjo strukturë do të jetë e përbërë nga prokurorë të ndershëm dhe të pakorruptuar.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë deklaroi më tej se ekzistojnë gjithmonë shkaqe procedurale që të çojnë në rifillimin e hetimeve për çështje të caktuara, hetimi për të cilat është pezulluar.

“SPAK u krijua për të hetuar krimin e zyrtarëve dhe ish zyrtarëve. Në këtë kuptim askush nga zyrtarët e mëparshëm që ka shkelur ligjin nuk është i imunizuar prej ushtrimit ndaj tij të ndjekjes penale. Me fjalë të tjera ka gjithmonë shkaqe procedurale që mund të çojnë në rishikimin e një vendimi pafajësie, shfuqizimin e një vendimi pushimi apo rifillimin e hetimeve të një çështjeje për të cilën hetimet janë pezulluar. E rëndësishme është që këto rrugë e mjete procedurale të përdoren në mënyrë sa më efektive”, u shpreh Ermonela Felaj.

Rihapja e dosjeve

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë paralajmëroi edhe rihapjen e dosjeve të bujshme, që sipas saj janë varrosur prej shumë vitesh.

Felaj deklaroi se shumë çështje janë mbyllur pasi krimi ka joshur gjyqtarë dhe prokurorë, duke shtuar se sistemi i ri i drejtësisë do të ketë pjesë të vetën prokurorë të ndershëm të cilët kanë kaluar në filtrat e vetingut, duke shtuar me bindje se këta prokurorë do të hedhin dritë mbi gjithë të vërtetat.

“SPAK presupozohet të këtë elementët e duhur në përbërje, pra prokurorë dhe prokurore, që falë eksperiencës së tyre dhe vullnetit për t’u angazhuar në një organ të tillë të posaçëm, mund dhe duhet të nxjerrin nga pluhuri i kohës dosje të varrosura. Të mos harrojmë se ato dosje janë varrosur falë joshjes prej krimit të dikujt; një gjyqtari, një prokurori apo një punonjësi policie, dhe fakti që të tre këto subjekte janë nën veting po ashtu mund të shërbejë fare mirë si një pikënisje për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Pra çdo gjë uroj të funksionojë sipas ligjit dhe rast pas rasti, duke bërë të mundur jo thjesht trazimin e gjumit për dikë, por përballjen me drejtësinë e vërtetë”, u shpreh Ermonela Felaj.

/a.r

Next Post
“Një vit burg kush nuk liron zyrat”, ligji që po tremb kryebashkiakët e Bashës

"Një vit burg kush nuk liron zyrat", ligji që po tremb kryebashkiakët e Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

March 21, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

Shqipëria prezantohet në MIPIM 2026, një magnet për investitorët dhe arkitektët ndërkombëtarë

March 21, 2026
Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In