• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krijimi i “Kalifatit amerikan”

by Nesrine Malik
22/06/2018 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nesrine Malik, The Guardian

Po të kishte një libër udhëzues për diktatorë, administrata e presidentit Donald Trump do të ishte në kapitullin e “instrumentalizimit të fesë”. Javën e shkuar, Prokurori i Përgjithshëm i Amerikës, Jeff Sessions, në atë që dukej si nisja e një kalifate amerikane, përmendi një pjesë të Biblës për të mbrojtur politikën e Trump-it për të ndarë fëmijët nga prindërit emigrantë në kufirin me Meksikën, duke sugjeruar se Zoti e mbështet qeverinë.

“Dua t’ju citoj apostullin Pal dhe urdhëresën e tij të mençuar e të qartë te Romakët 13, ku thotë se duhen zbatuar ligjet e qeverisë, sepse Zoti e ka një qëllim që e ka urdhëruar atë qeveri”, tha Sessions. “Procedurat e ligjshme janë të mira. Zbatimi i qëndrueshëm dhe i drejtë i ligjit është një gjë e mirë dhe e moralshme, që mbron të dobëtin dhe të ligjshmit.”

Sekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders, u pyet nga gazetarët për deklaratën e Session-it. Ata madje e sfiduan të citonte një pjesë të Biblës që pranon ndarjen e fëmijëve nga prindërit. Ajo u përgjigj: “Nuk jam në dijeni të komenteve të Prokurorit të Përgjithshëm apo të referencave që ka bërë ai. Por mund të them që është shumë biblike të zbatosh ligjin. Kjo përsëritet shpesh në Bibël.”

Është e vështirë t’i japësh kuptim politikave të administratës së Trump-it. Ato janë pasojë e tekave të një presidenti fëminor dhe kanë qëllim të kënaqin një Shtëpi të Bardhë të dobët, cinike dhe ideologjike. Nuk kanë asnjë plan që ta ndjekin rregullisht, por thjesht vrapojnë sa më fort për të arritur sa më shumë, në mënyrë që të kënaqin bazën e votuesve, të cilët janë të mbushur me mëri e zemërim. Megjithatë, në disa çaste tregojnë se po ndryshojnë drejtim, edhe pse pa plan, vetëm për të treguar që e kanë një drejtim.  Forcat të cilat e vunë Trump-in në pushtet kanë hartuar një udhë që duan të ndiqet, dhe këto forca duhen ushqyer. Të ushqyerit e duhet bërë me gjithçka që të jetë e mundur.

Pas tragjedisë në Charlottesville, ku një grua humbi jetën pasi u shtyp me makinë nga një person që kishte pikëpamje raciste e pro-naziste, Trump tha se për dhunën duheshin fajësuar të dyja palët. Kështu po normalizonte idenë e supremacisë së të bardhëve. Kur Trump nisi politikën për të sulmuar shtypin, ishte një sulm kundër llogaridhënies së qeverisë . Tani, administrata e tij po përdor fenë për të shfajësuar veprimet e tyre, dhe ky është një tjetër hap që hidhet në një drejtim shumë alarmues. Qeveria jo vetëm që nuk jep llogari, por po i shërben vullnetit të Zotit. Njeriu nuk duhet të përqendrohet te mizoria e ligjit, duhet vetëm t’i bindet sovranit. Sessions, myftiu i madh, është ai që e shpalli këtë fetva.

Ata që janë rritur në botën arabe, ku islami përdoret shpesh nga regjimet “laike” për të goditur kundërshtarët politikë, janë mësuar me këto farsa përkushtimi fetar. Për ata, evolucioni autoritar i administratës së Trump-it u jep një ndjesi ngjethëse por edhe ngushëlluese, njëkohësisht. Ka arsye se pse ato regjime nuk i heqin ligjet e blasfemisë. Ato ligje janë shumë praktike për të “spastruar” radhët e kundërshtarëve politikë. Është e frikshme të shohësh se si feja po përdoret kështu edhe në një vend që supozohet i sofistikuar, me demokraci liberale. Sidomos për faktin që përdoret ky element i fesë, që e kthen politikën në thjesht nënshtrim. Por është ngushëlluese, në një mënyrë mizore, që të vërtetohet se njerëzit nuk kanë evoluar në asnjë vend të botës aq sa të shkojnë përtej instrumentalizimit të fesë për të shfajësuar tiraninë. Gjëja më acaruese për diktatorin në SHBA nuk është se kjo po ndodh, por sepse po ndodh në mënyrë kaq të parashikueshme.

Tmerri i doktrinës së Trump-it nuk është te rinovimi, por te imitimi që bën. Muajt e fundit janë një dëshmi e faktit që historia nuk i përket të shkuarës; që kalimi i viteve nuk do të thotë se ka patjetër zhvillim. Citimi biblik i kryeprokurorit Session është përdorur edhe në vitet 1840 e 1850 për të shfajësuar skllavërinë. Kur kundërshtarët argumentonin se skllavëria ishte mizore dhe që ndarja e familjeve ishte shkelje e etikës fetare, ata kundërshtoheshin nga argumenti se feja thotë që duhet zbatuar ligji. John Fea, një profesor historie në kolegjin Messiah të Pensilvanisë, tha për Uashington Post se “Romakët 13” citohej në shekullin e 18-të dhe të 19-të si manipulim i shkrimeve të shenjta për të shfajësuar programet politike. Sessions po bën të njëjtën gjë. Pra, nga kjo pikëpamje, ka vazhdimësi.

Përdorimi i besimit të thellë fetar bëhet bajat sidomos kur merr parasysh sjelljen e këtij sovrani të shenjtë që hiqet sikur Zoti i ka caktuar vullnetin e Tij. Trump ka shkelur kurorën në të tria martesat. Se sa shkon në kishë, shpjegohet me pak fjalë nga deklarata ku thotë se “nuk i ka kërkuar kurrë falje Zotit”, dhe kungimit i është referuar si “vera dhe biskota e vogël”. Megjithatë, mori 80% të votave nga evangjelistët e bardhë. Amy Sullivan tha në New York Times se “propaganda e përdorur për dhjetëra vite kundër liberalëve dhe liberalëve fetarë ka funksionuar. 80% e evangjelistëve të bardhë do të votonin edhe kundër Jezu Krishtit, nëse ai kandidon si demokrat”.

Ky është elementi më i mbrapshtë dhe më i fuqishëm në librin udhëzues të një diktatori: pakti me bazën e votuesve. Çdo politikë, çdo fjali, shprehet për të kënaqur audiencën specifike, jo për kuptimin objektiv. Gjatë fushatës zgjedhore, kur Trump tha se “nuk e sheh më gjëkundi shprehjen Gëzuar Krishtlindjet”, ai nuk po shprehte shqetësimin e tij për humbjen e vlerave të krishtera. Ai po ushqente paranojën dhe ankthin e nativistëve për humbjen e racës dhe identitetit. Nuk ka asnjë doktrinë Trump-i, por ka një kod Trump-i, që përcillet nga Shtëpia e Bardhë te votuesit.(TCH)

Next Post
Përurohet në lulishten para Presidencës “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel”

Përurohet në lulishten para Presidencës “Çufoja dhe Bubi Kaçurrel”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In