• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krevati i Taulantit dhe “prestigji” i opozitarëve në pishinat e Irfanit

by Mero Baze
03/09/2022 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka 24 orë që pronari i “Prestigj”-it në Golem, ka mobilizuar gjithë mbështetësit e tij opozitarë, për t’i treguar popullit shqiptar se në atë resort ka fjetur disa herë Taulant Balla. Nuk jam i sigurtë sa herë ka fjetur, se nuk është ndonjë vend që preferohet për pushime, por po e besoj se ka fjetur disa herë. Po e besoj që edhe ndoshta nuk ka paguar, pasi ka qenë mysafir i pronarit me të cilin ka një miqësi të vjetër prej viteve 2000.

Por për t’i dalë të keqes përpara, po tregoj dhe unë se kam qenë një herë të vetme në një drekë tek ai resort. Dy miq të mi ishin aty dhe meqë unë kam shtëpinë e prindërve në Golem dhe isha në fundjavë aty, më thirrën për drekë. U nisa të shkoja, por sapo hyra brenda roja më ktheu, pasi nuk duhet të parkoja në pjesën ku hyra, se ishte zonë VIP.

I bezdisur u ktheva në shtëpi.

Pastaj më mori në telefon Irfani dhe mu përgjërua që duhet të kthehesha sërish, se ai roja nuk më kishte njohur dhe ka porosi që aty të mos lërë njeri kur janë ata të shtëpisë. Pas një këmbëngulje disa minutëshe u dorëzova përsëri dhe u nisa drejt hotelit. Këtë radhë mikpritja ishte ndryshe. Dy rojet kishin dalë në rrugë dhe po rregullonin uniformat kur panë makinën time dhe njëri prej tyre më shoqëronte para makinës duke ecur me vrap. Për një moment mu duke vetja si Ylli Ndroqi me  roje afrikane. Vetura ime hyri në zonën bosh të parkimit ku ishte e parkuar vetëm një makinë super e shtrenjtë “Maserati” e djalit të tij. Irfani me dy miqtë e mi, përfshi dhe Taulantin, ishin aty.

Irfani donte të shfajësohej përsëri për incidentin me mua dhe thirri “menaxheren kryesore” të jepte llogari aty. Erdhi një vajzë e ndrojtur, e hutuar që nuk e mori vesh kurrë ndoshta ç’punë kishte të vinte të më jepte mua llogari, që në fakt nuk po ja kërkoja.

-Bëji tani një kartë këtij zotërisë, tha, që të ketë të drejtë të hyjë në çdo mjedis të resortit dhe të parkoja ku të doja. Një kartë me akses të plot, dëgjove….

Vajza po e shikonte e hutuar.

-Nisu po të them tani. Duhet t’ia bësh patjetër. U bë skandal, nuk e la roja.

Vajza prapë nuk kuptoi gjë, por u nis ku mori urdhër. Pas gjysmë ore u kthye e skuqur me një kartë në dorë. Ishte një kartë dhome hoteli, që i kishte ngjitur nga pas një letër të printuar ku shkruhej se zoti Miro Baze ka të drejtë të hyjë në çdo mjedis të hotelit dhe t’i shërbehet. U lehtësova që nuk më njihte të paktën, se po më dukej vetja idiot.

-E torturove kot vajzën, i thashë Irfanit. Ka çuar një kartë dhome dëm. Mendova se ke karta vërtet për zona të veçanta.

Vajza e skuqur ngriti supet sikur donte të thoshte akoma se di kush je e çfarë do. Dhe në fakt kishte të drejtë. I vetmi që dinte çfarë donte ishte Irfani, që donte të më respektonte aq shumë, sa të shpikte që kishte dhe karta.

Natyrisht që nuk e përdora kurrë atë kartë dhe për arsyen se kisha frikë se nuk ma njihte më roja. Dhe nuk shkova më aty. As dje që u prish nuk shkova dot.

Nuk do ta tregoja kurrë këtë histori, por tani mos guxoni të më thoni pse e tregon. Shikoni se çfarë po tregon pronari i hotelit. Po tregon ku ka fjetur Taulant Balla, sa herë ka fjetur, çfarë ka ngrënë, ku është larë dhe ku ka urinuar.

Po sulmohet në mënyrë të neveritshme nga ky tipi, pse nuk ka dalë të lyhet me benzinë dhe të djegë veten pse IKMT, e cila ka prishur një mur palestinez me dy metra beton që ndërpriste shëtitoren e Golemit, dhe dy pishinat e ndërtuara në rrugën ku duhet të kalojë shëtitorja.

Nuk dua të gjykoj raportet personale të Taulant Ballës me Irfan Hysenbelliun, pasi është çështje personale e tyre, por natyrisht mund të gjykoj për karakterin e një njeriu, i cili dëshmon se nuk ka pasur miqësi me Taulant Ballën, por është gati t’i përmendë dhe çarçafët kur ka fjetur, për luftë politike, meqë tani ka arritur që në vend të Taulantit, të sigurojë rreth 30 mercenarë nga opozita që të vajtojnë për të.

Do të mjaftonte kjo fushatë denigrimi e drejtuar prej tij, për të kuptuar të gjithë këta ushtarët e rinj opozitarë të Irfan Hysenbelliut, se kujt po ja besojnë “prestigjin” e tyre. Të gjithë një ditë nëse nuk i shërbejnë Irfanit, do t’u përmendet ku kanë fjetur, çfarë kanë ngrënë, a kanë paguar parkim apo jo. Madje dhe nëse Irfani u jep një karte si ajo që më ka dhënë mua në këtë rast.

Do të mjaftonte fushata denigruese ndaj një deputeti që është përdorur nga një biznesmen, për të avancuar në paligjshmëri të plotë në biznesin e tij, për të kuptuar se në çfarë derexheje është opozita e jonë, e cila e ka kalë beteje sot modelin e këtij njeriu, i cili paligjshmërinë e konsideron dhuratë nga pushteti që duhet mbrojtur.

Më dhimbsen deputetët e Berishës e Bashës kur i shikoj se si i ka vënë në rresht një biznesmen, jo për lirinë e shtypit, siç trumbetojnë, por për lirinë që të mos i preket paligjshmëria nga pushteti në dogana, tatime, kontrata privatizimi, leje ndërtimi etj.

Dhe inatin e tij e zbraz mbi deputetin që ka pasur mik dhe që e ka keqpërdorur miqësinë për të bërë atë që ka bërë. Natyrisht Taulant Balla nuk është për t’u lavdëruar që ka lejuar të keqpërdoret nga ky njeri, duke ndërtuar pa leje, duke mos paguar taksa dhe duke tentuar të privatizojë çdo gjë publike që i nevojitet, por denigrimi i Taulant Ballës nga i njëjti person dhe rreshtimi i opozitës pas tij, tregon përse i duhen politikanët këtij njeriu dhe a mund të besojë një njeri të jetë mysafir i ftuar prej tij në atë resort.

E tregova që dhe unë kam qenë një herë i ftuar prej tij aty, për të treguar se si të ftonte ai me dhunë për të shkuar aty. Dhe të mendosh pastaj që ky mund të të përmendi që atë ditë kemi ngrenë peshk, e peshku ka kushtuar kaq e aq, dhe natyrisht ai ka paguar pa faturë tatimore, se ishe ti aty.

Një mik i tij më tregoi në konferencë dje, se tek dhoma ku flinte (nuk edi sa herë ka fjetur) Taulant Balla, Irfani ka fotografuar Salianjin duke hyrë dhe e ka nisur foton gjithandej, për të treguar se me kë e ka zëvendësuar. Nuk di sa e vërtetë është, por ideja duket origjinale e Irfanit dhe e besueshme. Ai mendon se ka gjetur “patronazhistin” e radhës, që i garanton biznesin politikisht. Dhe mendo pas ca vitesh se ç’mund të na tregojë se çfarë ka gjetur në dhomën e Salianjit apo Gridës, nëse ata nuk digjen me benzinë për të, siç duhej të digjej Taulanti.

Dhe pas kësaj të shpresojmë që opozita që dëshiron të vijë në pushtet, është e lirë, nuk është peng, do të luftojë korrupsionin dhe do na sjell lirinë e shtypit.

Ata që mendojnë se dallgët e egra të dhunës së Sali Berishës dhe Ilir Metës mbi shtypin kundërshtar sa herë kanë qenë në pushtet, mund të krahasohen me puhizën e dallgëve, të pishinave të Irfanit që Edi Rama ka shkaktuar me IKMT, ose besojnë që ne jemi budallenj dhe mund të na gënjejnë, ose janë vetë budallenj, ose shok të vërtetë të Irfanit.

Gëzohem që së paku Taulanti nuk është më shok i tij. Se siç ka thënë dhe Irfani, njeriu njësoj mbytet dhe në pishinë, dhe në oqean. Po kjo opozitë s’kishte pse mbytej në pishinën e Irfanit. Të paktën për “prestigj”, të provonte detin. Se oqeanin e ka provuar Saliu që se kalon dot.

Next Post
Studimi i fundit zbulon si u ndërtuan piramidat e Egjiptit

Studimi i fundit zbulon si u ndërtuan piramidat e Egjiptit

Comments 1

  1. Ρrushi says:
    3 years ago

    Bukur Meto. Nuk ka më thjeshtë rrëfim si ky.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In