• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i OSBE-së, Borchardt: Presionet politike kufizojnë luftën kundër korrupsionit

by Java News
09/12/2016 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korrupsioni është një kërcënim i kudogjendur, që, në manifestimin e tij më të keq, i dënon me varfëri grupet tanimë të cenueshme dhe rrit pabarazinë duke devijuar fondet nga kujdesi shëndetësor, arsimi dhe shërbime të tjera thelbësore dhe duke dobësuar në të njëjtën kohë  shtetin. Ky ka shqetësimi i ngritur nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Borchardt, në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit. Sipas tij, korrupsioni nuk është thjesht një çështje financiare. “Ai mund të çojë në mungesë të ndjeshme të stabilitetit shoqëror dhe në konflikte. Prandaj, ekziston një lidhje e qartë midis zhdukjes të korrupsionit dhe garantimit të sigurisë, shtetit të së drejtës dhe stabilitetit afatgjatë. Nuk ka vend pa korrupsion dhe ai ndikon negativisht te të gjithë ne. Korrupsioni në Shqipëri, si kudo tjetër, është një problem i ndërlikuar dhe shumëdimensional. Një mjedis i korruptuar rrit kostot e të bërit biznes, shkurajon investitorët e huaj, deformon tregjet dhe përparësitë në investime dhe dëmton besimin tek administrata publike”, ka theksuar ambasadori i OSBE-së.

Kreu i prezencës ka nënvizuar se gjatë këtyre viteve të fundit, qeveria e Shqipërisë ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të adresuar çështjen e korrupsionit në vend – përmirësimi i politikave dhe kuadrit legjislativ është i dukshëm, por duhet bërë më shumë:  korrupsioni mbetet problem serioz për vendin. Borchardt  ka nënvizuar se pavarësia dhe efikasiteti i institucioneve që presupozohet të luftojnë korrupsionin vazhdojnë të kufizohen nga presioni politik dhe kapacitetet e dobëta administrative.

“Progresi i qëndrueshëm në zbatimin e ligjeve dhe politikave të mirëqeverisjes duhet të ruhet, kombinuar me ndryshimet e dukshme që priten në gjyqësor. Shpeshherë pagat e ulëta, pranimi i ryshfetit nga shoqëria dhe rrjetet e ngushta sociale e bëjnë luftën kundër korrupsionit një detyrë të vështirë. Duhet t’i kushtojmë më shumë përpjekje garantimit të  integritetit të zyrtarëve të zgjedhur dhe ndërtimit të një administrate publike të besueshme, funksionale dhe transparente. Sidoqoftë, masat e ndryshme kundër korrupsionit duhet të kombinohen me incentiva të përshtatshme  ekonomike për zyrtarët publikë”, ka nënvizuar ambasadori.

Sipas tij, OSBE-ja ka marrë prej kohësh angazhimin që ta asistojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për modernizim, megjithatë, kjo nuk mund të zgjidhet nga veprimet e ndërmarra më vete nga qeveritë apo institucionet.  Nevojitet një përfshirje  më e thellë e shoqërisë civile, medias dhe komunitetit të biznesit.

“Prezenca e OSBE-së është e angazhuar në një plan afatgjatë në luftën kundër korrupsionit dhe në promovimin e qeverisjes së mirë në të gjitha nivelet. Ne bashkëpunojmë vazhdimisht me institucionet shqiptare në aktivitete si monitorimi i politikave dhe rishikimi i ligjeve, forcimi i kapaciteteve përmes transferimit të njohurive, duke siguruar mjetet që promovojnë antiryshfetin dhe sjelljen e mirë mes bizneseve, duke kryer aktivitete sensibilizimi dhe edukimi të rinisë, si dhe duke nxitur një pjesëmarrje më të madhe të shoqërisë civile në proceset e konsultimit të politikave. Besoj se rivendosja e besimit të qytetarit tek institucionet duhet të jetë prioritet. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është gjithmonë e gatshme t’i mbështesë autoritetet shqiptare në përpjekjet e tyre të përditshme në luftën kundër korrupsionit dhe në ngritjen e një administrate publike profesionale sipas standardeve ndërkombëtare. Në këtë ditë të shënuar, dëshiroj të nxis të gjithë aktorët që të përqafojnë integritetin, llogaridhënien dhe transparencën – por mbi të gjithë, të rinjtë, të cilët kanë një rol thelbësor në zhvillimin e këtij vendi, në mënyrë që e ardhmja e tyre të ndërtohet mbi themele të forta dhe të ndershme”, ka deklaruar kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Me. Ar

Next Post
HETIMI CEZ/ Bojkoton Berisha. Balla- Ristanit: Ke bërë burg. Deputeti PD: Shpifarak, dorëhiqu

HETIMI CEZ/ Bojkoton Berisha. Balla- Ristanit: Ke bërë burg. Deputeti PD: Shpifarak, dorëhiqu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In