• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Mjaft më me ne, le të flitet me emra!

by A R
14/03/2016 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë në këtë intervistë për JAVAnews mendon se po kthehet disi banale ofendimi përgjithësues ndaj të gjithë gjyqtarëve. Ai ka kërkuar në emër të organizmit të tij emra konkretë, kurse nga të huajt më shumë transparencë në emër të ndihmës direkte të sistemit të Drejtësisë shqiptare…

 Intervistoi Ben Andoni

Po kthehet disi banal përgjithësimi negativ i të gjithë Sistemit të Drejtësisë, ndërkohë, që ne jemi të hapur të tregohen emra që të merren masa administrative dhe penale, shprehet gjyqtari Gerdi Hoxha, kreu i Unionit të Gjyqtarëve për Javanews. Shqetësuese është stigma ndaj gjyqtarëve, por më shumë se kaq përgjithësimi, në mendimin e tij. “Ju kërkon të gjithë faktorëve të rëndësishëm të jetës politike dhe sociale në Shqipëri që të ndalin etiketimet përgjithësuese me natyrë negative kundrejt punonjësve të sistemit të drejtësisë, veçanërisht kundër gjyqtarëve. Në këtë kontekst ne iu kemi kërkuar të gjithë atyre subjekteve përfshirë edhe miqve tanë ndërkombëtare, që disponojnë informacione të vlefshme, që të ndihmojnë në pastrimin e sistemit nga rradhët e të paaftëve dhe atyre që kanë probleme me ligjin që së pari : të flasin me emra konkretë dhe së dyti: ti depozitojnë këto informacione në strukturat përgjegjëse shqiptare, që kanë kompetencë për t’i verifikuar dhe për të marrë vendime”. Ndërkohë ka bërë dhe një apel për të huajt, që mos të fshihen pas përgjithësimeve por t’i depozitojnë tek autoritetet shqiptare faktet për gjyqtarët e korruptuar.

Edhe pse e di që ky proces është shumë i vështirë, ai mendon se ka ardhur koha që kjo mënyrë thjesht e dëmton sistemin e drejtësisë shqiptare, që edhe pa të është plot me probleme. Ndërsa nënvizon se : Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë është përpjekur brenda tagrit të vet që të japë kontributin në procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë në vend. Kjo është një strukturë e krijuar më shkurt 2008. “Ajo ka bërë disa aksione ligjore ku mund të përmenden disa padi (shumica të fituara në Gjykatën Kushtetuese) për shfuqizimin e disa ligjeve që cenonin pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe të drejtat kushtetuese të gjyqtarëve; disa opinione për ndryshimin e kuadrit ligjor mbi bazën e të cilit funksionon sistemi gjyqësor; opinione mbi ndryshimet e Kodeve të procedurave penale dhe civile, Kodit Civil e atij Penal, etj…  e deri në përpilimin e një opinioni prej 20 faqesh në lidhje me draftin e ndryshimeve kushtetuese të pregatitura nga GENL, të ngritur nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi”, thotë gjyqtari. Por duket se me masën e madhe të ekspertëve që po merr4en me Reformën dhe më shumë futjen e politikës, zëri i tyre është gjithnjë e më i zbehtë…

 

Duket se argumenti i ditëve të fundit ardhur prej ambasadës amerikane për mos dhënie vizash ndaj disa gjyqtarëve ka përligjur në disa qarqe përfoljen e korrupsionit në të gjithë sistemin e Drejtësisë. Ju duket pak e tepërt kjo? Pse nuk fillon hetimi konkret prej nga Inspektoriati i Kontrollit të Pasurive?

“Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë (UGJSH) ka më shumë se dy vjet që Ju kërkon të gjithë faktorëve të rëndësishëm të jetës politike dhe sociale në Shqipëri që të ndalin etiketimet përgjithësuese me natyrë negative kundrejt punonjësve të sistemit të drejtësisë, veçanërisht kundër gjyqtarëve. Në këtë kontekst ne iu kemi kërkuar të gjithë atyre subjekteve përfshirë edhe miqve tanë ndërkombëtare, që disponojnë informacione të vlefshme, që të ndihmojnë në pastrimin e sistemit nga rradhët e të paaftëve dhe atyre që kanë probleme me ligjin që së pari : të flasin me emra konkretë dhe së dyti: ti depozitojnë këto informacione në strukturat përgjegjëse shqiptare, që kanë kompetencë për t’i verifikuar dhe për të marrë vendime. Këto informacione duhet patjetër t’i nënshtrohen verifikimit nëpërmjet një procesi të bazuar në parimet bazë të shtetit të së drejtës si ai i ligjshmërisë; prezumimit të pafajësisë;  të drejtës për t’u dëgjuar e për të paraqitur prova.

 Mendoj se, kjo është mënyra e duhur për të pastruar sistemin e drejtësisë, për të rritur besimin e publikut tek sistemi dhe për t’u dhënë kurajë profesionistëve të ndershëm që janë shumica në këtë sistem”.

Dhe, si mund të bëhet më konkretisht?

“Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë gjykon se, është e drejta e organeve kompetente të shteteve mike me Shqipërinë, që në bazë të ligjeve të tyre të marrin masat, që ato i konsiderojnë të nevojshme dhe të domosdoshme, për të ruajtur dhe garantuar në radhë të parë sigurinë e tyre publike nga persona me probleme me ligjin dhe më pas të sinjalizojnë edhe vendin tonë për mundësinë e rrezikimit të sigurise publike nga të tillë persona.

 Është e kuptueshme që nëse masa të tilla bëhen publike nga këto shtete, këto masa duhet t’iu shërbejnë organeve ligjzbatuese shqiptare si të dhëna të forta për të iniciuar procese administrative apo dhe penale, por gjithmone duke respektuar parimet e shtetit të së drejtës, të përmendura më sipër”.

A përbën faktor me reformën e re, Unioni i Gjyqtarëve?

“Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë është përpjekur që në krye të herës që të japë kontributin e tij modest ne procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë në vend. Këto përpjekje Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë i ka bërë që nga dita e parë e krijimit të tij në shkurt 2008. Në vijim, UGJSH ka ndërmarrë disa nisma dhe aksione ligjore ku mund të përmenden disa padi (shumica të fituara në Gjykatën Kushtetuese) për shfuqizimin e disa ligjeve që cenonin pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe të drejtat kushtetuese të gjyqtarëve; disa opinione për ndryshimin e kuadrit ligjor mbi bazën e të cilit funksionon sistemi gjyqësor; opinione mbi ndryshimet e Kodeve të procedurave penale dhe civile, Kodit Civil e atij Penal, etj…  e deri në përpilimin e një opinioni prej 20 faqesh në lidhje me draftin e ndryshimeve kushtetuese të pregatitura nga GENL, të ngritur nga Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi”.

Dhe ku konsistojnë sugjerimet tuaja?

“Po, ky opinion pra i është dërguar jo vetëm Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi por edhe Komisionit të Venecias, i cili në opinionet e tij lidhur me këtë çështje i ka dhënë të drejtë shumicës së vërejtjeve tona. Gjithashtu, ky opinion është bërë publik në disa tryeza dhe media dhe i është dërguar të gjithe profesionistëve të ligjit në vend.

 Pavarësisht këtyre përpjekjeve të vazhdueshme Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë është kurdoherë i vëmendshëm për të analizuar ndryshimet ligjore të propozuara nga politika, të cilat jo në pak raste kanë ndikuar negativisht në performancë e sistemit gjyqësor në sytë e opinionit publik e për pasojë edhe në uljen e besimit që ka ai ndaj këtij sistemi”.

Next Post

FOTOT/ E pabesueshme sa e rregullt është perfieria e qyteteve në Kinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In