• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve kundër reformës: Është bazuar në modelin e gabuar

by Java News
26/11/2015 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucionet për monitorimin e gjyqtarëve ekzistojnë. Ato janë ILDKPI, Inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë etj… Me to është e mundur të kontrollohen gjyqtarët, thotë kreu i Unionit të Gjyqtarëve. Por, këto institucione veçanërisht ILDKPI dhe Inspektoriati, i cili duhet të jetë vetëm një dhe nën varësinë e KLD-së dhe jo të Ministrisë së Drejtësisë, duhen trainuar dhe mbështetur; duhen shtuar kapacitetet njerëzore dhe infrastruktura e tyre, në mënyrë që të përballojnë volumin e madh të punës që kanë për të kryer, sipas z.Hoxha. Ai është më i hapur për median dhe e kërkon bashkëpunimin e saj, kurse nga ana tjetër shprehet edhe për modelet e gabuara që janë marrë për këtë Reformë. “Me keqardhje ne kemi konstatuar se: Strategjia ofron modele të disa shteteve që kanë probleme të theksuara në demokracinë e tyre të brendshme (Serbi, Ukrainë). Unë besoj se: Shqipëria sot është më mirë se para 25 apo 15 vjetësh. Demokracia jonë është më e konsoliduar dhe nuk ka ngjashmëri me këto vende. Për më tepër, ne sot kemi gjysmën e trupës së gjyqtarëve të dalë nga shkolla e magjistraturës, të cilët kanë një nivel të lartë profesional e etik, gjë e cila nuk është evidente tek këto shtete”, shton ai.

Në ditët tona ka një anatemim të madh, kur vjen puna për gjyqtarët. A është e vështirë që të kontrollohen në konceptin tuaj dhe a janë të mjaftueshme strukturat që mund të verifikojnë drejtpërdrejtë dhe tërthorazi korrupsionin e tyre?

Hoxha: Ju falënderoj për pyetjen dhe mundësinë që po më jepni për t’u shprehur edhe ne gjyqtarët lidhur me Reformën në Drejtësi. Sa i përket pyetjes Tuaj dëshiroj të theksoj se: aktualisht me institucionet që ekzistojnë (ILDKPI, Inspektoriati i MD dhe KLD, KLD, etj…) është e mundur të kontrollohen gjyqtarët. Por, këto institucione veçanërisht ILDKPI dhe Inspektoriati ( i cili duhet të jetë vetëm një dhe nën varësinë e KLD dhe jo të MD) duhen trainuar dhe mbështetur; duhen shtuar kapacitetet njerëzore dhe infrastruktura e tyre, në mënyrë që të përballojnë volumin e madh të punës që kanë për të kryer. Për pasojë, mendoj se, nuk është i nevojshëm krijimi i superstrukturave kushtetuese për të kontrolluar gjyqtarët. Paratë që janë planifikuar për të rekrutuar personat që do punojnë në këto superstruktura (që më thënë të vërtetën janë shumë) është më mirë t’iu shpërndahen institucioneve ekzistuese. Aq më tepër që këto superstruktura do të mbledhin informacion nga strukturat ekzistuese”.

Ka shumë struktura që merren me drejtësinë dhe krijimi i superstrukturave kushtetuese, që propozohen, do t’u vendosen këtyre ekzistuese. Pse bëhet kaq e vështirë puna për transparencën, kur vjen puna për gjyqtarët?

Hoxha: Unë mendoj që pjesa më e madhe e gjyqtarëve në Shqipëri dëshirojnë të ketë një Reformë, përfshi këtu edhe rritjen e transparencës së punës së tyre. Madje UGJSH ka ndërmarrë nisma për të bashkëpunuar me median (sidomos gazetarët investigativë) për të sjellë më afër publikut punën e gjyqtarëve, sesi zhvillohen proceset, rregullat dhe kohën e domosdoshme që kërkon zhvillimi i një procesi të rregullt ligjor. Mendojmë se kjo do të jetë një iniciativë e mirë për të ulur perceptimin negativ që publiku ka ndaj nesh”.

Cili është koncepti i organizimit tuaj sa i përket rekrutimit të gjyqtarëve, sanksionimit me ligj të sistemit të gradave me tre shkallë, i cili do të parandalojë rikthimet e padrejta në sistem dhe do të ulte presionin ndaj gjyqtarëve në promovimin e tyre?

Hoxha: Sikundër e kemi shprehur edhe në rekomandimet tona drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë më dt.16.09.2015, ne jemi të vendosur që gradualisht të kalohet në sistemin e rekrutimit të gjyqtarëve vetëm nga Shkolla e Magjistraturës dhe ngritjen e gjyqtarëve në detyrë vetëm mbi bazën e eksperiencës së tyre profesionale si gjyqtarë. Por, me keqardhje shohim se, në Strategjinë e miratuar në korrik 2015 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka një devijim nga ky sistem që ne kërkojmë.

A janë disi arbitrare propozimet për t’u mbështetur në modele të huaja?

Hoxha: Modelet janë gjithmonë të vlefshme për t’iu referuar. Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm në përzgjedhjen e modeleve që duam t’iu ngjasojmë. Me keqardhje ne kemi konstatuar se, Strategjia ofron modele të disa shteteve që kanë probleme të theksuara në demokracinë e tyre të brendshme (Serbi, Ukrainë). Unë besoj se Shqipëria sot është më mirë se para 25 apo 15 vjetësh. Demokracia jonë është më e konsoliduar dhe nuk ka ngjashmëri me këto vende. Për më tepër, ne sot kemi gjysmën e trupës së gjyqtarëve të dalë nga shkolla e magjistraturës, të cilët kanë një nivel të lartë profesional e etik, gjë e cila nuk është evidente tek këto shtete. Ka plot shembuj të tjerë që mund t’iu referohemi, shembuj që kanë rezultuar produktivë ndër vite. Një problem tjetër që ne vazhdojmë të kemi është marrja e modeleve dhe implementimi i tyre on block, pa marrë parasysh kushtet dhe rrethanat në të cilat gjendet vendi ynë.

Nga Ben Andoni / BIRN

Next Post

Ushqimet dhe frutat që ulin rrezikun e sëmundjeve kardiake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In