• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i Task-Forcës: Mos mbani sytë nga spitali, shërimi më i mirë është në shtëpi

by A R
10/11/2020 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata epidemiologjike e Covid-19 po përkeqësohet nga dita në ditë në vendin tonë, pasi shifrat janë rritur në mënyrë të ndjeshme.

Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe spitalet covid janë të tejmbushur, ndaj dhe shumë pacientë detyrohen të marrin shërbime në autoambulanca, në pritje të lirimit të shtretërve.

Por, Kreu i Task-Forcës dhe njëherësh Inspektor i Përgjithshëm te Republikës, Shkëlqim Hajdari shprehet se mjekët e familjes duhet të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga Covid-19.

Sipas Hajdarit, mjeku i familjes ka kartelën mjekësore për çdo qytetar, dhe askush më mirë se ai nuk mund të bëjë mjekimin dhe ndjekjen e pacientit në shtëpi.

Hajdari u bën apel njerëzve që të mos i mbajnë sytë nga spitali, pasi shërimi më i mirë është në shtëpi duke respektuar protokollet e higjienës.

Në këtë mënyrë, sistemi shëndetësor mund ‘’të merrte frymë më lirisht’’.

Kjo për faktin se duke u konsultuar me mjekun e familjes, pacientët e dyshuar ose me Covid-19, nuk do të kryenin thirrje më të shpeshta te numri i urgjencës 127, dhe shtrimin në spital të çdo rasti.

Përveç kësaj, barnat e tyre, analizat dhe imazheria do mund të rimbursoheshin nga mjeku i familjes.

Me rolin kryesor në këtë proces, paga e mjekut të familjes mund të rritej, e kështu do të përmirësohej edhe shërbimi i tyre ndaj pacientëve.

Postimi i Shkëlqim Hajdarit në rrjetin social, Facebook

Mirënjohje, Dr. Bruna Shiroka dhe stafit të Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Tiranë, të cilët po mbulojnë me asistencë mjekësore të shkëlqyer, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe shërimin e plotë, e pa pasoja nga covid 19.

Thirrja ime publike është:

“Mjekët e familjes të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga virusi”!

Mjekimet tashmë dihen, mjeku i familjes ka kartelën mjekësore për çdo qytetar dhe askush më mirë se ai nuk mund të bëjë mjekimin dhe ndjekjen e pacientit në shtëpi.

Miq, mos mbani sytë nga spitali, shërimi më i mirë është në shtëpi, me njerëzit tuaj, duke u mjekuar që në fillim, pa asnjë frikë e panik, duke respektuar protokollet e higjienës.

Shumica e njerëzve do ta kaloj këtë virus, pa asnjë pasojë

Next Post
35-vjeçari egjiptian martohet me gjyshen 80 vjeçare: Kam vet para, e mora se e dua

35-vjeçari egjiptian martohet me gjyshen 80 vjeçare: Kam vet para, e mora se e dua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

Guvernatori Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik për ekonominë shqiptare!

March 25, 2026
Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In