• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kreu i SPAK tregon çfarë pritet të ndodhë: Kemi përgjuar mbi 1 mijë subjekte, shumica për…

by
05/06/2021 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka deklaruar dje se gjatë vitit 2020 janë kryer mbi 1 mijë subjekte të përgjuara, ku pjesa me e madhe e tyre për korrupsion.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, në lidhje me punën e institucionit që drejton, për vitin 2020, Kraja tha se puna e këtij institucioni ka qenë me shumë ngarkesë.

Kreu i SPAK theksoi se gjatë vitit që lamë pas, u rrit bashkëpunimi i SPAK me institucionet ndërkombëtare, duke shtuar se u goditën edhe pasuritë kriminale.

“Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokuroritë e tjera, ligji i ka të ndara kompetencat dhe nga pikëpamja ligjore është e qartë, ka qenë shumë i mirë si bashkëpunim, nuk ka asnjë problematikë. Nga 746 persona nën hetim, 515 prej tyre janë hetuar me masa sigurimi, ndërsa 231 persona janë hetuar në gjendje të lirë.

Nga personat e hetuar me masa sigurimi, 288 prej tyre janë hetuar me masën arrest me burg, nga të 257 janë ekzekutuar ndërsa për 31 persona është vendosur masa e sigurisë arrest në mungesë. Masa e sigurisë arrest me burg për 198 persona është vendosur për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar. Për përgjimet, në dhjetor të 2019 është vendosur një ambient i veçantë për kryerjen e tyre, janë të izoluara, të sigurta ku janë 7 poste, ku oficerët kanë kryer punën. 91 për qind e procedimeve penale është kryer me metodën e përgjimeve nga 10 oficerë, për këtë arsye ngarkesa ka qenë e madhe. Mbi 1000 subjekte të përgjuara, pjesa më e madhe për korrupsion. Zyra e Përgjimeve është në gjendje pune, me kapacitet të plotë. Ne kemi bashkëpunuar ndërkombëtarisht, siç parashikon ligji.

Në SPAK janë trajtuar 69 kërkesa nga vendet e tjera, 20 prej të cilave kanë qenë të mbartura nga Krimet e Huaja. Numri i lartë i tyre tregon besimin e institucioneve ndërkombëtare te SPAK. Kemi bashkëpunuar edhe me antimafien dhe antikrimin në Itali, si dhe autoritetet në Kroaci. Veprat penale të hetuara bashkë me të huajt kanë qenë ato për trafik të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal. Janë kryer gjithsej edhe 43 ekstradime me shtete të huaja”, tha Kraja.

Edhe në kuadër të OFL-së, SPAK ka mbrojtur para Gjykatës kërkesat për sekuestrim pasurie, ku janë pranuar 115 kërkesa të SPAK në gjykatë për sekuestrim pasurie.

“Nga 120 kërkesa për sekuestrim pasurie, 115 janë pranuar. Janë mbi 200 pasuri të paluajtshme të sekuestruara. Është vepruar edhe në kuadër të ligjit antimafia, ku janë kryer po ashtu sekuestrim pasurie. Goditja e pasurisë kriminale ka qenë shumë e efektshme dhe në një periudhë tepër të shkurtër.

Janë dënuar 50 persona pas kërkesës së SPAK. Kemi punuar edhe në drejtim të vendosjes të disa të burgosurve në një regjim të posaçëm. E rëndësishme është që procesi ka qenë ligjor dhe është në monitorim të vazhdueshëm e ka funksionuar. U zgjodh drejtori i BKH-së, me një proces të rregullt e demokratik. Kemi punuar në asistencë me autoritetet e huaja, europiane dhe ato amerikane. Kemi pasur asistencë edhe nga EURALIUS.

Përfaqësuesit e SPAK kanë raportuar edhe në Ministrinë e Drejtësisë, edhe raportin e GREKOS-s. Kemi bërë një punë kolosale dhe jemi përpjekur të bëjmë më të mirën”, u shpreh Kraja.

/b.h

Next Post
EMRAT/ Ndërtim pa leje tek Kepi i Rodonit, bie në pranga administratori dhe punëtorët

EMRAT/ Ndërtim pa leje tek Kepi i Rodonit, bie në pranga administratori dhe punëtorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In