Kreu i PS-së në Tiranë: “Vaksina Berisha”, PD mos ketë më frikë

Për kreun e PS-së në Tiranë, Ervin Bushatin, PD duhet të largojë ish-kreu e kësaj partie dhe të mos e fusë në parlament, ose në të kundërt “do të humbasin për herë të 6-të”.

Këto deklarata Bushati i bëri nga studio e “Report Tv”, ku i pyetur se çfarë do të bëjë PS nëse Berisha futet në parlament, pavarësisht thirrjeve të SHBA, ai u shpreh se këto janë çështje të brendshme të PD. Sipas Bushatit, të djathtët duhet të ‘vaksinohen’ nga Berisha.

“PD ka humbur takimin me realitetin, nëse nuk e kupton realitetin dhe këtë herë, kjo mund të quhet humbja e 6 e PD. Këto janë çështje të tyre të brendshme. PD me këtë sjellje, këtë mentalitet politik dhe lidership që ka, mund të rri edhe 6 mandate në opozitë. PD e ka humbur takimin me realitetin. PD nuk pranon të vaksinohet nga Berisha”, tha Bushati.

Ndalur te kabineti ‘Rama 3’, Bushati nuk përmendi emra të atyre që mund të marrin poste drejtuese, por përmendi 3 pikat ku do të fokusohet ky mandat: Reforma në drejtësi, zhvillimi ekonomik dhe transparenca ndaj qytetarëve. Sipas Bushatit, ka ardhur koha që Shqipëria të dalë nga tranzicioni ekonomik dhe politik.

“Është një përgjegjësi e trefishtë, ne kemi treguar se dimë t’i çojmë deri në duan ato që themi. Në fokus do të jetë zhvillimi ekonomik, duhet çuar përpara Reformën në Drejtësi dhe qytetarët do të kërkojnë më shumë transparencë. Këto janë tre pikat strategjike në ecurinë e këtij mandati. Ka ardhur momenti që Shqipëria të dali nga ajo trysnia dhe të shikojmë drejt një përfundimi të tranzicionit ekonomik, politik e demokratik. Shqipëria duhet të shkojë drejt vendeve që kanë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Duhet të risjellim një model të ri të zhvillimit ekonomik, t’i jepet përparësi zhvillimit të shërbimeve, pra turizmit dhe do të duhet të faktorizojmë të gjitha strategjitë e zhvillimit të gjelbër dhe të kemi një fokus për të zhvendosur barrën fiskale te bizneset e mëdha, te koorporatat dhe taksat të rriten për bizneset e mëdha edhe në Shqipëri. Në mënyrë që të thellohet progresiviteti i taksës progresive. Ka vend edhe për të parë mundësi lehtësimi për bizneset e vogla, ndoshta duke ndërhyrë edhe te TVSH, që për disa ushqime bazë të çohen drejt zeros. Ka ardhur koha t’i japim një shtysë tjetër ekonomisë”, u shpreh Bushati.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com