• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kreu i Prokurorisë së Sarandës në “sitën” e vettingut, probleme me pasurinë

by Java News
05/04/2019 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zhvilluar sot seanca dëgjimore në KPK për Edison Ademin, drejtues i Prokurorisë së Sarandës. Trupa e gjyqtarëve përbëhej nga Genta Tafa Bungo, Lulezim Hamitaj dhe Fildes Shuli. Procesi i rivlerësimit ka filluar për të tre kriteret por është përfunduar vetëm për dy, pasurinë dhe aftësitë profesionale.

Sipas ILDKPKI, subjekti i rivlersimit ka bërë deklarime të pasakta, rezulton të ketë fshehur pasurinë, si dhe të jetë kapur në konflikt interesash. Ademi ka deklaruar se ka në pronësi një apartament banimi 130 m2 në Vlorë, të blerë në vitin 2012 për 45 mijë usd.

Si burim të ardhurash ai ka paraqitur shitjen e një banese të prindërve dhe një kredi 30 mijë usd. Kjo pasuri është deklaruar rregullisht nga subjekti. Por ka pasur paqartësi për një apartament banimi në lagjen “1 maji” në Vlorë të porositur tek “H shpk” në 2002, por që është prishur në vitin 2003. Nuk është deklaruar në 2003.

Sipas analizës financiare, rezulton se ka pasur aftësi financiare. Nga hetimi rezultoi se subjekti ka pasur mundësi për blerjen e pasurisë 45 mijë usd. Ai rezulton të ketë blerë sende dhe mobilje me një vjerë prej 800 mijë lekësh, për të cilat nuk është deklaruar në deklaratën e vettingut.

Në 2005 rezulton që ka marrë kredi 700 mijë lekë për mobilim. Analiza financiare tregon se shuma është e justifikuar. Rezulton të ketë deklaruar edhe një automjet “Benz” në vitit 2004, të cilin thuhet se e ka shkëmbyer me një mjet të vitit 2003.

Po në deklaratat periodike subjekti ka deklaruar në vitin 2012 një “Benz” me vlerë 800 mijë lekë. Rezulton se nuk ka pasur mundësi ta blejë. Subjekti ka deklaruar se e ka pasur dhuratë nga vëllai, me kontratë noteriale.

Në vitin 2007 është deklaruar një “Opel” 155 mijë lekë. Subjekti nuk ka pasur mundësi financiare për blerjen. Po ashtu nuk rezulton i deklaruar një mjet “Golf” 1 mijë euro.
Ai ka deklaruar edhe 3 llogari bankare, për të cilat nuk ka dyshime. Këtu përfshihet një shumë 10 mijë euro cash, kursime dhe emigracion.
KPK ka konstatuar se subjekti nuk ka paraqitur prova për të ardhurat e ligjshme të vëllait 2003-2015. Subjekti ka pretenduar se shpenzimet e vëllait janë më të ulëta se standardi i llogaritur nga ILDKPI dhe KPK.

Lidhur me të ardhurat e përfituara nga vëllai në vitin 2016 subjekti ka paraqitur dokumente. Në deklaratën e vettingut subjekti ka paraqitur dhe qiramarrjen e një sipërfaqeje prej 5 mijë m2 në Nartë, Vlorë, me një kontratë 99 vjeçare, mes tij dhe Komunës qendër, Vlorë. Sipas KPK në këtë rast ka konflikt interesi. Subjekti ka paguar të gjitha detyrimet e kontratës. Ligji ndalon prokurorët të lidhin kontrata me subjekte publike. Subjekti ka pretenduar se në tokën e marrë me qira nuk janë kryer investime dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

g.kosovari

Next Post
“150 shërbime për publikun”, Braçe inauguron në Patos zyrën me një ndalesë

"150 shërbime për publikun", Braçe inauguron në Patos zyrën me një ndalesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In