Duket se fushata e kreut demokrat po bëhet pak e tepruar. Së fundmi, ai ka thënë se: Çdo kandidat i PD-së për kryetar bashkie duhet ta sigurojë çdo qindarkë të shpenzimeve për fushatën elektorale nga xhepi i tij. Ky është urdhri që u është dhënë nga kreu demokrat, Lulzim Basha, secilit nga 61 kandidatët e Partisë Demokratike që garojnë më 21 qershor.
Përmes urdhrit që iu është thënë gojarisht gjatë një mbledhjeje në selinë blu, konfirmuar nga gazetarja e “GSH”-së Valentina Madani, bëhet e qartë se asnjëri prej tyre nuk do të përfitojë lekë nga partia dhe se fushatën elektorale duhet ta përballojnë me shpenzimet e tyre apo duke mbledhur fonde nga simpatizantët.









