• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kreu i PD Gjirokastër ironizon: Me zhdukjen e Lazaratit, Shqipëria shpëton nga veset e këqija

by
26/06/2015 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike në Gjirokastër Roland Bejko, ka ironizuar aksionin që po bëhet në Lazarat dhe zbarkimin e forcave speciale të policisë në fshatin rebel.

Përmes një postimi në Facebook, Bejko ironizon faktin se me zhdukjen e Lazaratit, Shqipëria do të shpëtonte nga të gjitha veset e këqija.

Postimi i plotë

“Nëse nuk do ekzistonin mediat, gazetat, TV, rrjetet sociale etj, kam përshtypjen se nuk do kishte fare kontrolle nëpër shtëpitë e të gjithë banorëve! Pa media, nuk ka spektakël. Kontrolli i këtyre shtëpive është si puna e asaj fabulës që një polici i ra gjilpëra në një vend të erët, por ai, polici, e kërkonte atë, gjilpërën në vendin ku ndriçonte llampa e shtyllës së rrugicës pranë dhe kur dikush e pyeti çfarë po kërkon këtu:

-Më ka humbur një gjilpërë, iu përgjigj polici.

-Ku, e pyeti kalimtari.

-Më ka rënë aty pak më tej, por po e kërkoj këtu se këtu ka dritë…!

Telenovela ‘100 vitrinat’ në Lazarat vazhdon! Veçse regjisori dhe skenaristi kishin parashikuar që seria e djeshme të kishte gjak. Kështu telenovela bëhej më interesante!

A nuk janë të gjithë para ekranit dhe FCB duke shfryrë në anonimitet gjithë ligësinë, mallkimet, urrrrrrejtjen dhe rrrrrracizmin e tyre të pështirë ndaj gjithkujt e gjithçkaje që është dhe ka të bëjë me Lazaratin?!

Tani gjithë imoralët, hajdutët, trafikantët dhe kriminelët me kollare kanë dalë e na flasin për nder! Po mbulojnë m…. me sh….!

Për fat të keq, anë e kënd vendit janë vrarë në mënyrë kriminale mijëra policë, por nuk kam asnjë rast ku të ketë një urrejtje, reprezalje e mallkime deri në zhdukje kolektive, thirrje për djegie me napalm, apo ulërima për hedhje të një bombe atomike mbi të tërë popullsinë e Lazaratit dhe kështu a thua do të shpëtojë gjithë Shqipëria nga e keqja e madhe: nga vjedhja e Bankës Qendrore, nga korrupsioni me tenderat publike, nga trafiku i ilaçeve, nga kokaina dhe heroina, nga trafiku i qenieve njerëzore rrugëve të botës, nga vjedhjet e shtëpive a vrasjet e njerëzve në Itali, Greqi e gjetkë, nga evazioni fiskal në tatime e dogana…, pra do shpëtojmë nga të gjitha krimet që bën ai “popull i poshtër” i Lazaratit!

Po u zhduk populli i Lazaratit, Shqipëria do shpëtojë nga veset dhe horrllëqet. Madje nuk do ketë më as se kush t’ia nxijë faqen Shqipërisë dhe shqiptarëve para botës, dhe jashtë nuk do na vijë më turp që jemi shqiptarë! U prefsh në paqe Ibrahim Basha, dheu të qoftë i lehtë!

Ti Ibrahim u bëre viktimë e krimit, padyshim, dhe ike nga kjo jetë në moshën më të bukur, por ti ishe viktimë edhe e atyre që e mbajnë gjallë krimin me ligësinë e tyre apo me paaftësinë e tyre për shkak të urrejtjes gati shekullore ndaj një popullisie të tërë si ajo e Lazaratit, që në vend t’i japin paqe atij populli për një vit të tërë, i çojnë blinda, i plasin buzën, i nxijnë jetën, e për pasojë krijojnë njeriun e ri, njeriun kriminel.

(Uroj sinqerisht të mos ketë viktima të tjera! Zoti i mbroftë policët dhe banorët e pafajshëm)”, shkruan ai.

Next Post

Lori Hoxha shan doganierët shqiptarë: Janë plehra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In