• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i OSBE, Lajčák: Taktikat e opozitës po e kthejnë Shqipërinë në vitet ’90

by A R
05/06/2019 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miroslav Lajčák, kryesuesi i tanishëm i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Sllovakisë, në përmbyllje të vizitës në Tiranë, në një intervistë për Top Channel, ndalet gjatë për zhvillimet e fundit politike në vend.

“Më duhet të shtoj se përshkallëzimi i dhunës gjatë disa protestave të drejtuara nga opozita është shumë shqetësuese dhe duhet të ndalet menjëherë. Trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. Ato ndërpresin çdo mundësi për dialog dhe si pasojë çdo mundësi për të gjetur gjuhën e përbashkët”, deklaron ai në lidhje me protestat e opozitës.

Ndërkohë, Miroslav Lajčák ka edhe një mesazh për maxhorancën qeverisëse kur thotë: “Ndërsa është e rëndësishme të dëgjohen zërat kritikë dhe protestat paqësore janë një e drejtë themelore e qytetarëve tanë, vazhdimi i protestave të dhunshme përbën një veprim kriminal dhe do të dëmtonte përpjekjet e Shqipërisë për reforma dhe pashmangshmërishtdo të pengonte përparësitë e saj strategjike brenda dhe jashtë vendit”.

Ministër Lajčák, çfarë u munduat të arrinit gjatë vizitës suaj në Shqipëri?

Vizita ime në Shqipëri ishte në kapacitetin tim si Kryetari i Radhësi OSBE-së për vitin 2019, për dy arsye. Fillimisht, për të shprehur mbështetjen time ndaj Prezencës së OSBE-së dhe personelit të saj në Shqipëri, si edhe për të parëme sytë e mi veprimtarinë e OSBE-së në terren.
Në fillim të Kryesisësllovake të OSBE-së nëjanar 2019, premtova të vizitoja të gjitha prezencat e OSBE-sënë terren. Dhe jam në rrugë të mbarë. Kam vizituar Ukrainën dhe Moldavinë. Dhe kam qenë tashmë në të gjitha vendet e AzisëQendrore dhe në Malin e Zi si vendi i parë nëEvropën Juglindore.Këtë javë jam në Shqipëri dhe Serbi dhe pas dy javësh do të vizitoj Misionet e OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.
Erdha në Tiranë sepse doja të dëgjoja nga njerëzit në terren se si OSBE-ja mund të mbështesë më tej vendin në reformat e ndërmarra për të arritur objektivat strategjikë, si edhe nëpërmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare.
Dhe me të vërtetë e përgëzoj Shqipërinë në progresin e arritur deri më tani dhe nxis institucionet që të fokusohen më shumë te reformat, në veçanti reformimin e sistemit zgjedhor, fuqizimin e gjyqësorit, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën publike në Shqipëri dhe promovimin e lirisë së medias.
Arsyeja e dytëe vizitëssime këtë javë ishte për të treguar mbështetjen e Sllovakisë për Shqipërinë si Kryetare e Radhës e OSBE-së në vitin 2020. Shqipëria do të marrë Kryesinë nga ne më 1 janar 2020. Nga përvoja ime thuajse 6-mujore, të pasurit e Kryesisë së OSBE-sëështë sfiduese, por në të njëjtën kohë ka shpërblime politike dhe ofron njëmundësitë vërtetë për tëdëshmuarudhëheqje politike në një organizatëshumëpalëshe.Dhe është një mundësi e rëndësishme për një vend si Shqipëria që t’i tregojë komunitetit ndërkombëtar përparimin e arritur. Por përgatitjet serioze dhe konkrete, mbështetja e fortë politike dhe, patjetër, partnerët e besueshëm janë përbërësit kyç për sukses. Unë pata mundësi të shikoja që Shqipëria po përgatitet për këtë sfidë.
E fundit por jo më e pakta, mirëpres rolin konstruktiv të Shqipërisë në rritjen e stabilitetit rajonal nëpërmjet dialogut. Mund të vëreni rezultate konkrete dhe pozitive në marrëdhëniet e saj me fqinjët vitet e fundit. Kjo nuk kalon pa u vënë re në arenën ndërkombëtare.

Si i keni parë krizat e fundit politike në Shqipëri a janë ato tregues se demokracia në Shqipëri është e brishtë?

Demokracia në Shqipëri gradualisht po maturohet– njëlloj si në vendet e tjera në rajon. Prandaj është normale që shoqëria shqiptare të përballet me sfida specifike për demokracitë e reja. Kjo nuk do të thotë se demokracia e vendit është e brishtë. Por, si në çdo shoqëri demokratike, më shumë punë nevojitet për fuqizimin e institucioneve me një parlament efektiv në thelbin e tyre. Këto nuk janë vetëm gurëthemeli të demokracisë,por janë gjithashtu thelbësore për stabilitet politik e shtet të së drejtës.
Ne, në Sllovaki,e dimë nga përvoja jonë qëduhet kohë për të konsoliduar ndryshimin dhe ka raste kur ai është i vështirë. Por nëse jeni tëpërkushtuar për një program reformash gjithëpërfshirëse dhe keni vizion afatgjatë, jeni nëgjysmë të rrugës.
Për mua progresi politik është e vetmja mundësi, nuk mund të ketë kthim mbrapa në konflikt dhe rrëmujë.
Në rastin specifik të Shqipërisë, duhet të lavdëroj rolin e institucioneve, duke përfshirërespektimin qëi kanë bërë Kushtetutës dhe rregulloreve, në trajtimin e ngërçit politik. Është mbresëlënëse të vëresh se si institucionet demokratike vazhdojnë të funksionojnë në vendin tuaj, veçanërisht Kuvendi. Ky është tregues i qëndresës së demokracisë në Shqipëri dhe jo e brishtësisë së saj. Tashmë kemi nevojë tëpërqendrohemi që kjo të vazhdojë.

Cila do të ishte këshilla juaj për udhëheqësit shqiptarë që këto kriza të reja politike të zgjidhen?

Këshilla ime është e thjeshtë: dialog, dialog, dialog. E vetmja mënyrë për të arritur progres dhe për të gjetur zgjidhje në këtë situate është nëpërmjet dialogut konstruktiv me të gjithë palët e duhura të interesuara, përfshirë të gjitha partitë, shoqërinë civile dhe botën akademike për të tejkaluar dallimet dhe për të punuar së bashku në interesin më të mirë të Shqipërisë.
Më duhet të shtoj se përshkallëzimi i dhunës gjatë disa protestave të drejtuara nga opozita ështëshu më shqetësuese dhe duhet të ndalet menjëherë. Trazirat nuk mund të zëvendësojnë angazhimin politik demokratik. Ato ndërpresin çdo mundësi për dialog – dhe si pasojë çdo mundësi për të gjetur gjuhën e përbashkët.
Ndërsa është e rëndësishme të dëgjohen zërat kritikë dhe protestat paqësore janë një e drejtë themelore e qytetarëve tanë, vazhdimi i protestave të dhunshme përbën një veprim kriminal dhe do të dëmtonte përpjekjet e Shqipërisë për reforma dhe pashmangshmërishtdo të pengonte përparësitë e saj strategjike brenda dhe jashtë vendit.

Nga pikëpamja juaj sa e dëmton demokracinëshqiptare fakti që partitë opozitare kanë lënë mandatet në parlament dhe nuk marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit?

Vendimi i anëtarëve të opozitës për të hequr dorë nga mandatet është me të vërtetë për tëardhur keq. Demokracia ka nevojë për sistemin e kontrollit dhe balancës dhe një opozitë funksionale luan një rol kyç – në parlament, jo jashtë tij.Duke hequr dorë nga mandatet, opozita po vë në rrezik fitoret demokratike të arritura në Shqipëri. Dhe, më lejoni të theksoj, në një shoqëri demokratike, pjesëmarrja në zgjedhjet dhe institucionet demokratike është e vetmja rrugë e ligjshme drejt pushtetit politik.
Gjithashtu, duhet të mendoni për dëmin që i bëhet imazhit të Shqipërisë në komunitetin ndërkombëtar. Ju doni tëshiheni si një demokraci e shëndetshme që po ecën përpara, me një opozitë të fortëe të artikuluar brenda parlamentit. Ajo qëshohim taniështë e kundërta. Kjo nënvleftëson besueshmërinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe rrezikon mundësinë e integrimit të mëtejshëm. Këto lloj taktikash politike penguese po e kthejnë vendin në vitet ‘90 dhe nuk i shërbejnë askujt përveç se interesave politike të atyre që i praktikojnë ato.
Por jam shpresë plotë se zgjedhjet do tëzhvillohen sipas planit dhe zhvillohen sipas një standardi të lartë që do të kënaqë Misionin e ODIHR-it për Vëzhgimine Zgjedhjeve.

Në një situatë të tillë ku opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet vendore duke thënë se “zgjedhje nuk ka pa opozitën”, mendoni se shtyrja e datës së zgjedhjeve, në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, do të ishte gjë e mirë?

Data e zgjedhjeve është dekretuar nga Presidenti i vendit. Nëse shtyhen ose jo është vendim i brendshëm shqiptar.

Qeveria e zotit Rama dhe opozita e zotit Bashanuk po japin shenja se janë gati të ulen në tavolinën e dialogut. Do të ishit gati të ndërmjetësonit që kjo të ndodhte?

Mendoj se vendi i ka aftësitë të zgjidhë vetë problemet e tij të brendshme, nëpërmjet dialogut dhe pa ndihmën apo ndërhyrjen e jashtme. Si gjithmonë, OSBE-jambetet e gatshme – si përkrahëse dhe mike – të punojë me aktorët kombëtarënë përmbushje të përparësive të tyre.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“339”, historia e një shantazhi të prokurorëve dhe opozitës për pazar politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

February 7, 2026
Presidenti Trump: Nuk do përdorim forcë për të marrë Groenlandën, por…

Publikoi video ku Obama dhe bashkëshortja e tij paraqiten si majmunë, Trump: Nuk bëra asgjë të gabuar!

February 7, 2026
Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

Dëshmia për dosjen “Epstein”, Hillary: Nëse duan luftë, duhet të na dëgjojnë të gjithë!

February 7, 2026
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua për shkak të adresës së gabuar

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhi: Nuk munda t’i shpëtoja!

February 7, 2026
Trump për Forcat e Armatosura të SHBA-së: Kemi një ushtri ku të gjithë janë si Tom Cruise, por më të gjatë

Trump: Tarifa doganore shtesë për vendet që bëjnë marrëveshje tregtare me Iranin

February 7, 2026
Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

20 mijë euro ryshfet për ekstradimin, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

February 7, 2026
Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

Bordi i Paqes/ Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë?

February 7, 2026
Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

Shqipëria po humbet tregjet e rajonit

February 7, 2026
U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

February 7, 2026
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavan 24-vjeçari në Shkodër

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i fshehur në tavan 24-vjeçari në Shkodër

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In