Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të jetë të enjten në një vizitë zyrtare në Tiranë ku do të mbajë takime me drejtuesit kryesor të shtetit.
Sipas njoftimit të dhënë, Stoltenberg do të takohet me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Bëhet e ditur se takimi me kreun e shtetit do të zhvillohet në orën 16:00.
Vizita e Stoltenbergut në Tiranë vjen pas 25-vjetorit të rënies së regjimit komunist dhe nisjes së demokracisë.