Britania do të përballet me një kohë të vështirë, tani që ka zgjedhur për të lënë Bashkimin Evropian dhe ka për të rinegociuar lidhjet e saj me bllokun, deklaroi kreu i Partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn.
“Qeveria britanike ka nevojë për të mbrojtur dhe promovuar ekonominë e saj duke qenë se po hyn në një fazë të ndarjes nga BE-ja dhe po negocion një marrëveshje të re të tregtisë me BE”, deklaron për BBC kreu i opozitës.
“Është e qartë se po vijnë ditë shumë të vështira përpara”, tha ai duke treguar rënien e e stërlinës pas votimit Brexit.
Duke shpjeguar rezultatin e referendumit, Corbyn thotë se “shumë njerëz janë lodhur me shkurtimet e shpenzimeve dhe me bllokimin ekonomik”. (java / r.a)