• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i KQZ, Zguri: Zgjedhjet po zvarriten, shkak Reforma Zgjedhore!

by Java News
25/01/2019 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk e fsheh shqetësimin për zvarritjen e Reformës Zgjedhore, kur kanë mbetur pak më shumë se 5 muaj nga vota e 30 qershorit. Pilotimi i elektronikës duhej të ishte risia kryesore, por ditët që ikin vështirësojnë aplikimin: “Koha është shumë e rëndësishme, kërkohen një sërë aktesh që duhet të dalin nga KQZ-ja, burime financiare, burime njerëzore që e vështirësojnë. Nëse ligjvënësi do të ketë arsye dhe do të merret vesh për ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor, KQZ do të bëjë maksimumin e vet”.

Situata politike në vend po i ngjason gjithnjë e më shumë asaj para zgjedhjeve të vitit 2017, kur një marrëveshje Rama-Basha solli regjistrimin në garë të partive opozitare në shkelje të afateve. Klement Zguri paralajmëron se nuk ka ndërmend ta përsërisë më këtë skenar.

“Domosdoshmërisht duhet që partitë politike të respektojnë afatet dhe procedurat që ligji u ngarkon, kjo është e patolerueshme dhe nëse do të ketë raste të tilla, këto duhet të reflektohen në ligj, në Kodin Zgjedhor, pasi kjo është e vetmja rrugë dhe mundësi që KQZ-ja të vazhdojë më pas me vendimmarrjet e saj”, tha Zguri.

Depolitizimi i administratës zgjedhore është një tjetër ide e hedhur nga partitë, por kryetari i KQZ-së duket më realist dhe ka një kërkesë për kë dëshiron mbarëvajtjen e procesit: “Minimalisht duhet që t’i hiqet e drejta diskrecionale partive politike për t’i zëvendësuar në çdo moment. Është absurde pasi të gjitha përpjekjet e KQZ-së për të trajnuar administratën shkojnë në zero për shkak të zëvendësimeve krejt të papranueshme dhe në momente aq decizive të procesit”.

Aktualisht, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i mungojnë dy anëtarë që duhet të propozohen nga opozita.

/a.meta

Next Post
Dekani i Juridikut: Në Fakultet ka persona të paautorizuar

Dekani i Juridikut: Në Fakultet ka persona të paautorizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In