Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka bërë deklaratë të fortë duke thënë se kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama dhe i asaj kosovare Albin Kurti po i përdorin shqiptarët për interesat e tyre.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se liderët e qeverive nuk bëjnë politika për përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Kryeministri i Shqipërisë por dhe i Kosovës më shumë bëjnë politikë nacionaliste sesa politikë përmbajtësor për përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Nuk ndryshon as Tirana as Prishtina në lidhje me qyetarët e Preshevës”- tha ai.
/s.f