• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i Komunës së Mitrovicës së Jugut pritet nga Veliaj: Mburremi me Tiranën!

by A R
11/04/2022 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy qyteteve, për krijimin e një kalendari të përbashkët të aktiviteteve për të rinjtë në fushën e inovacionit, artit dhe kulturës, me qëllim nxitjen e përfshirjes së tyre në aktivitetet e “Kryeqytetit Evropian të Rinisë”.

Veliaj shprehu kënaqësinë për vizitën në Tiranë të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, të cilit i dhuroi edhe simbolin e qytetit, “Kullën e Sahatit”. “Mitrovica është një logo e veçantë në të gjitha kujtimet tona. Është një emër i madh, me sfidat e saj, e këtej lumit dhe përtej lumit, me sfidat e multietnive, me sfidat e një qyteti që duhet të përballojë edhe dëshirën e të rinjve për të lëvizur në kryeqytete më të mëdha. Unë besoj se nën drejtimin tuaj dhe me ekipin tuaj fantastik, ditët më të mira për Mitrovicën janë përpara”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se është me rëndësi që të rinjtë e dy vendeve të krijojnë aleanca dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, për marrëdhënie sa më të mira edhe në të ardhmen.

“Besoj fort se këtë vit që Tirana është edhe “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, mund të kthehet në një platformë që djemtë dhe vajzat e rinj të Mitrovicës të bashkëpunojnë me ata të Tiranës. Ajo që kemi kuptuar është se kur i lidhim që në moshë të re, me bashkëpunime në biznes dhe projekte, ata rriten me këtë frymë bashkëpunimi”, u shpreh ai.

“Për nga mosha ne mund të jemi pak më të mëdhenj se ju, por të gjithë jemi të lumtur që vijmë të mësojmë nga ju”, me këto fjalë iu drejtua krei i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, homologut Veliaj, ndërsa shtoi se sot të gjithë mburren me Tiranën.

“Sot ne mburremi me Tiranën. Një Tiranë e ndryshuar, që është bërë metropol, një Tiranë të cilën e lakmojnë edhe qendrat më të mëdha të rajonit dhe të Europës. Një Tiranë me një dinamikë dhe zhvillim të madh! Jemi këtu sot që t’i marrim përvoja pozitive nga ju, si në fushën e digjitalizimit, ekonomisë, turizmit, të administratës, të arsimit dhe ju jemi shumë falënderues për shkak se realisht përvojat, projektet tuaja pozitive do të kenë impakt pozitiv edhe tek ne në Kosovë, posaçërisht edhe në Mitrovicë”, përfundoi Hamza.

/a.r

Next Post
“Kjo është dita juaj”, Fatmir Mediu, thirrje shqiptarëve: Dilni dhe votoni për mua!

"Rrëzohet" Gjykata e Posaçme/ Administrativja pro publikimit të vendimit për hetimin e Mediut për tragjedinë e Gërdecit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

PE shmang Berishën/ Çupi: “Non grata” edhe në BE, nuk e njohin si udhëheqës të PD

February 18, 2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

February 18, 2026
Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

February 18, 2026
I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

February 18, 2026
‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

February 18, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Nisja e muajit të Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

February 18, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

February 18, 2026
Fjala e plotë e Hashim Thaçit në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim

Fjala e plotë e Hashim Thaçit në Hagë: S’mund të isha indiferent ndaj masakrave të Millosheviçit ndaj vendit tim

February 18, 2026
Salianji në Berat: Qytetarët janë lënë vetëm përballë padrejtësisë si jetimë

Salianji në Berat: Qytetarët janë lënë vetëm përballë padrejtësisë si jetimë

February 18, 2026
Rama publikon fotot: Nga projekti në realitet, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan po merr formë në një godinë moderne

Rama publikon fotot: Nga projekti në realitet, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan po merr formë në një godinë moderne

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In