• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i KLP, Ibrahimi: Afatet dhe kriteret për SPAK; Emërimi i Kryeprokurorit…

by Java News
28/12/2018 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur mund të fillojë emërimi i prokurorëve për në SPAK? “Kjo është pyetja në mendjen e të gjithëve”, përgjigjet Gent Ibrahimi. Tashmë, pyetja për SPAK-un dhe për prokurorin e përgjithshëm është pjesë e përditshmërisë së Gent Ibrahimit, por edhe anëtarëve të tjerë të KLP-së. Megjithë parashikimet, nuk ka ende një datë fikse se kur do të lindë SPAK-u, përsa kohë kriteret për në Prokurorinë e Posaçme janë të forta. Si fillim, kushdo që kërkon të kandidojë për SPAK-un, duhet të ketë kaluar vetting-un.

“Vonesat që do të vijnë, nuk do të vijnë nga ne. Brenda këtij viti ne do të bëjmë shpalljen për paraqitje të interesit për kandidatët. Pasi bëjmë këtë, ne mund të vijojmë menjëherë me emërimin e këtyre personave për në SPAK, me kushtin që kandidatët të jenë të vettuar, pra që kandidatët ta kenë kaluar procesin e vetting-ut. Kështu që unë imagjinoj që SPAK-U do të krijohet me shkallë, me disa kandidatë që kanë kaluar vetting-un. Ata do të emërohen menjëherë, mund të përfundojë brenda një muaji”, shpjegon Ibrahimi.

Pas shqetësimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit që i ka shkruar Kuvendit për të gjetur një zgjidhje pas shfuqizimit të disa neneve mbi mënyrën e emërimit të magjistratëve, që rrezikon mos ngritjen e SPAK-ut nga KLP-ja, Ibrahimi shpjegon: “E kam dëgjuar interpretimin e tyre. Është një shqetësim legjitim; është e saktë që Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa nene të ligjit për organet e qeverisjes gjyqësore, njëri nga shfuqizimet është disi më problematik. Megjithatë, kjo situatë, sipas interpretimit të KLP-SË, nuk e pamundëson KLP-NË që të kryejë detyrat e saj, midis të cilave edhe emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm apo emërimin e prokurorit të SPAK-UT. Sepse këshilli zbaton drejtpërdrejt Kushtetutën dhe thjesht vepron në seancë plenare. Pra, çdo vendim që marrim ne e marrim në seancë plenare. Kërkesat e tyre do të trajtohen si kërkesa për promovim, pra në këtë rast ne thjesht zbatojmë ligjin standard që është ligji për statusin e magjistratit. Pengesa e vetme është që së pari kandatët duhet të kalojnë në vetting, ne presim që do ketë nga ata kandidatë që e kanë kaluar vetting-un, me ata do vijohet menjëherë në rast se plotësojnë kushtet e ligjit tjetër, ndërsa ata që nuk janë kontrolluar ende ne do duhet të presim duke shpresuar tek një lloj përparësie që vetting-u duhet t’u japë këtyre kandiatëve”.

Nga ana tjetër, nga këshilli varet edhe hapja e garës dhe emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm, për të cilin KLP-ja ka 3 muaj kohë për të miratuar rregulloren dhe metodologjinë se si do të renditen pretendentët.

“Pa dashur të them një datë preçize, se nuk dua të mbetem rob i saj, thashë se kemi 3 muaj afat nga ligji që fillon në 19 dhjetor, do përpiqemi të shfrytëzojmë sa më pak nga kjo kohë. Në momentin që ne bëjmë shpalljen le të bëjmë një ushtrim hipotetik, në rast se ne jemi në gjendje ta bëjmë shpalljen në mes të janarit apo në mes të shkurtit. Nga ai moment kandidatët kanë 30 ditë kohë që të paraqesin platformat e tyre, pasi ne i marrim aplikimet, kemi 45 ditë kohë në dispozicion për të bërë verifikimet e nevojshme me DSIK, pastërti figure dhe gjithçka, pra është diçka e ngjashme me vetting-un”, thotë Ibrahimi.TCH.

/a.meta

Next Post
Rrugaçë pa një pjesë të trurit

A u largua Ditmir Bushati nga posti për shkak se kundërshtoi ndarjen e Kosovës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In