Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka lëshuar një deklaratë të fortë, teksa tha se Kosovën duhet ta marin edhe me forcë.
Sipas Irinej, i cili njihet për qëndrimet ekstremiste të tij të shprehura edhe më herët,të gjithë janë të detyruar të ngrenë zërin në mbrojtje të Kosovës.
“Nëse ndodh përdorimi i forcës, duhet bëjmë çdo gjë që me hatër a me forcë ta kthejmë atë”- tha Irinej.
Deklarata e Irinej vjen një javë para vendimit të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO’s ku pritet të vendoset për anëtarësimin e Kosovës.
“Shpresoj të mos jemi të detyruar që në këtë mënyrë ta mbrojmë atë, por që vetëdija dhe ndërgjegjja e atyre që vendosin për fatin tonë do të flasin në mënyrën se si duhet të flasë një ndërgjegje e zgjuar dhe e pastër njerëzore” ka vijuar ai.
Sipas Irinej, Kosova është historia, kultura, fillimi i gjithë asaj që është madhështi e përhershmëri e historisë së Serbisë.