• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreu i ISHP ngre dyshime: Mutacioni britanik dhe afrikano-jugor i Covid po qarkullon në Shqipëri

by A R
21/02/2021 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, thotë se procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecën pa probleme. Por ka gjasa që ndërkohë në vend të kenë arritur edhe mutacionet.

Pas arrijes së 7.020 dozave vaksinash nga kompania BioTech-Pfizer në Shqipëri në procesin e vaksinimit janë përfshirë Tirana, Vlora dhe Shkodra si pika kyçe dhe ndërkohë vaksinime po kryhen edhe në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër, thotë në një intervistë për DW drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. Sipas saj vaksinimi po kryehet pa probleme.

Në “Planin Kombëtar të Vaksinimit anti Covid-19” janë përcaktuar qartë grupet prioritare të popullsisë që do të marrin së pari vaksinën. Sipas tij, ka filluar vaksinimi i personelit të vijës së parë të luftës kundër virusit covid-19, pra ata në spitalet anti covid, personeli i urgjencave, i reparteve të reanimacionit në spitalet e anti covis. Në të njëjtën kohë me vaksinimin e këtyre grupeve po bëhet edhe vaksinimi i personave që ndodhen në qendrat rezidenciale të të moshuarve.

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të drejtëpërdrejtë me BioNTech-Pfizer dhe pret që të vijnë 500 mijë doza. “Ndërkohë kemi nënshkruar edhe një marrveshje me COVAX për një milion e njëqind e katërmbëdhjetë mijë doza vaksinash, që janë parapaguar me një fond prej 3,9 milion dollarë. Po punohet në mënyrë intensive për të siguruar edhe marrëveshje të tjera të drejtëpërdrejta me prodhues të vaksinave anti Covid-19, që kanë kaluar filtrin e rregullatorëve striktë si Food and Drug Administration ,( FDA) apo European Medicine Agency, (EMA)” – thotë prof. Albana Fico.

Dyshime për arritjen e mutacioneve të virusit Covid-19 në Shqipëri

Bazuar ne testimet që kryhen në laboratorin e Virologjisë të Institutit të Shëndetit Publik ka dyshime të arsyeshme se në Shqipëri qarkullojnë ndërkohë shtamet mutante të virusit Covid-19 që njihen si virusi britanik apo afrikano jugor. Drejtorja e këtij institucioni thotë se “kemi seleksionuar dhe dërguar mostra në laboratorë reference jashtë vendit dhe jemi në pritje të rezultateve.”

Manipulim testesh?

Pyetjen e DW nëse ka gjasa që rezultati i testeve që bëhen në Shqipëri për të ditur nëse je i infektuar ose jo me virusin Covid-19 mund të manipulohen, sikurse pretendohet në një lajm të botuar ditët e fundit në mediat greke, Albana Fico e kundërshton./DW

Next Post
I shpërthen motori në fluturim, copat e avionit shpërndahen nëpër qytet (VIDEO)

I shpërthen motori në fluturim, copat e avionit shpërndahen nëpër qytet (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In