Bill Burns, drejtori i CIA-s, ka thënë se agjencia nuk mendon se rusët janë “seriozë” për negociatat reale drejt paqes me Ukrainën.
Ai i tha rrjetit të transmetimit PBS se ka pasur një “ritëm të reduktuar në luftime” me fillimin e dimrit, por ai beson se sulmet ruse në infrastrukturë do të vazhdojnë.
“Nuk është vlerësimi ynë që rusët janë seriozë në këtë pikë për një negociatë të vërtetë,” tha Burns. “Por nuk ka asgjë të reduktuar në lidhje me ritmin e sulmeve gjithnjë e më brutale të Putinit kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës civile ukrainase”, shtoi ai.
Rusia ka nisur vazhdimisht sulme ndaj infrastrukturës ukrainase që nga tetori, me të fundit që ndodhi të premten dhe ka shkurtuar furnizimin me energji dhe ujë për shumë njerëz./m.j