• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kreu i “Aleancës për Shqiptarët” shpall kandidaturën për president në Maqedoninë e Veriut

by Java News
15/02/2024 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas betimit të Talat Xhaferit si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili do të drejtojë qeverinë teknike deri në zgjedhjet parlamentare të 8 Majit, një tjetër shqiptar synon të marrë drejtimin e Presidencës.

Lideri i partisë “Aleanca për Shqiptarët”, Arben Taravari ka njoftuar zyrtarisht kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut gjatë një vizite në Gostivar.

Taravari thotë se ka ardhur koha për një president të vërtetë shqiptar dhe jo teknik.

“Me propozim të ASH-së dhe mbështetjes së Lëvizjes Evropiane për Ndryshim (LEN), unë sot jam këtu për të shpall kandidaturën për president të shtetit. Unë besoj se kjo ditë është ditë e duhur për t’ia filluar. Jam i sigurt në përkrahjen tuaj, pres me respekt votën e çdonjërit prej jush. Vendit i ka ardhur koha që të ketë një president shqiptar, por jo teknikisht. Ndryshimi ka filluar dhe kjo tani po shihet”, është shprehur Taravari.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut zgjidhet duke përdorur një sistem me dy runde.

Një kandidat mund të zgjidhet në rundin e parë të votimit vetëm nëse arrin të marrë ekuivalentin e mbi 50% të votave nga të gjithë votuesit e regjistruar. Në rundin e dytë, pjesëmarrja e votuesve duhet të jetë së paku 40% që rezultati të konsiderohet i vlefshëm.

Gjasat janë që nëse Taravari i qëndron fjalës së tij dhe hyn në garën për Presidencë, ai do të përballet me kreun aktual të shtetit Stevo Pendarovski.

/f.s

Next Post
Blinken në Tiranë, ambasada e SHBA zbulon axhendën dhe konfirmon: Do të takohet me krerë të sistemit të drejtësisë

Blinken në Tiranë, ambasada e SHBA zbulon axhendën dhe konfirmon: Do të takohet me krerë të sistemit të drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In