• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kreu i AKBN Tushaj në Kosovë: Strategji dhe projekte të përbashkëta

by A R
20/10/2016 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëpunim intensiv midis të gjithë faktorëve, e veçanërisht ngritja e një misioni të përbashkët për shfrytëzimin e burimeve natyrore, ishte kryefjala e takimeve të zhvilluar mes  delegacionit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, të kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv Viktor Tushaj me drejtues të Komisionit për Minierat dhe Mineralet.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Kosovë, Tushaj zhvilloi takim me Ambasadorin tonë në Prishtinë, Qemal Minxhozi e për  të vijuar më tej, vizitat në minierën e Sibofcës dhe të Trepçës.

Tushaj, vuri në dukje nevojën e projekteve dhe investimeve të përbashkëta që sipas tij, duhet të jenë prioritet i buxheteve të dy vendeve.

Në takim me nga Drejtorin e KPMM, Ramiz Krasniqi dhe anëtarët e bordit të këtij institucioni, Tushaj tha se “në një komb nuk ka gjë më të rëndësishme se dy gjëra, kapitalet njerëzore dhe burimet natyrore, dhe ne si mision si AKBN në Shqipëri, kemi promovimin  e të gjitha burimeve natyrore, mbi bazën e të cilës rrjedhin liçensimi, monitorimi, shfrytëzimi me efikasitet i të gjithë burimeve që kemi në Shqipëri”.

Nga ana e tyre, anëtarët e KPMM-së theksuan se bashkëpunimi midis dy institucioneve është intensifikuar shumë, edhe pse ka nisur mjaft herët, dhe nuk do të hezitohet për të bërë gjithçka për ndërtimin e strategjisë së përbashkët raporton ATA. Delegacioni shqiptar u ndal edhe në ambientet e Minierës së  Qymyrit Sibofcë (KEK) ku për palën shqiptare, inxhinerët Ahmet Bytyçi dhe Nexhmi Krasniqi i njohën  me situatën gjeologjike të vendburimit,  rezervat aktuale të qymyrit, plotësimin e nevojave të TEC-eve, si dhe ecurinë e mëtejshme të shfrytëzimit të saj.

Ata theksuan se kjo pjesë ka rezerva deri në vitin 2024, dhe për më vonë do të duhet të ndërmerret një projekt për hapjen dhe shfrytëzimin e një karriere të re, për të plotësuar nevojat e TEC-eve ekzistuese dhe atyre të rinj.

Drejtori ekzekutiv i AKBN-së siguroi inxhinierët se “do të përfitojnë në çdo rast të një bashkëpunimi të vazhdueshëm, eksperiencën e specialistëve të AKBN-së për vazhdimin e mëtejshëm të aktivitetit të shfrytëzimit në këtë vendburim të rëndësishëm qymyri, i cili përfaqëson lëndën e parë dhe të domosdoshme energjitike për prodhimin e energjisë elektrike në TEC-et e Kosovës”./a.m.

Next Post
“Armët dhe Çunat” ngrenë në këmbë PD-në, Basha mbledh partinë: T’i mbyllim gojën Taulant Ballës

Opozita i rikthehet protestave, Basha: Nuk mund të shkojmë në zgjedhje me këtë qeveri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In