Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu u shpreh se nuk do të shkojë nesër në takim me Kryeministrin nëse nuk lirohen më parë protestuesit. Deklaratën ai e bëri gjatë një konference për shtyp teksa protestuesit kanë rrethuar komisariatin e qytetit.
“Ka edhe brenda protestuesve socialistë të ndershëm. Nuk bëhet kjo punë me përjashtime. Duhet të ulet me qytetarët. Unë nuk kam pse largohem asnjë minutë nga Kukësi.
Nëse Qeveria do të dëgjojë qytetarët e Kukësit le të vijë përmes institucioneve dhe të komunikojë me qytetarët. Unë nuk shkoj në takim me kryeministrin nëse nuk lirohen protestuesit”, tha Shehu. (Tema)