• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kretë/ Vandalizohet shkolla ku bëhen mësimet e gjuhës shqipe

by Java News
12/02/2018 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Hania të Kretës është zhvilluar edhe këtë dielë mësimi i gjuhës amtare për fëmijet e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në atë pjesë të ishullit grek.

Por nisja e mësimit ka qenë e vështirë për shkak të vandalizmave që kishin kryer kundërshtarët e kësaj iniciative.

Siç raporton televizioni publik ERT, mesnatën e të shtunës persona të panjohur kishin hedhur vajra makinash në mjediset e shkollës dhe kishin kyçur me dryna dyert e klasave, duke tentuar në këtë mënyrë të pengonin zhvillimin e mësimit.

Por ata janë ndeshur me reagimin e fuqishëm të pjesës më të madhe të shoqërisë vendase dhe të autoriteteve lokale, si dhe të komunitetit shqiptar që jeton e punon në atë qytet.

“Megjithë këtë akt të pamoralshëm”, nënvizon televizioni publik grek, “më shumë se 40 vogëlushë shqiptarë e bënë normalisht mësimin e tyre, ndërsa në oborrin e shkollës ishin mbledhur arsimtarë, përfaqësues të institucioneve dhe të komunitetit shqiptar, që shprehën mbështetjen e tyre ndaj kësaj të drejte të pamohueshme të fëmijve të emigrantëve”.

Në muret e shkollës ishin shpalosur banderola ku shkruhej: Jo ksenofobisë, racizmit dhe fashizmit”, apo “Shkolla të hapura për të gjithë fëmijët. Jo racizmit dhe neonazistëve”.

Antonis Vardakis, shef i departamentit të arsimit në bashkinë Chania, tha se mësimet do të vazhdojnë.

“Mësimet do të vazhdojnë në këtë shkollë. Ky është vendim i këshillit bashkiak. Fëmijët janë brenda në klasë dhe po zhvillojnë mesimin e tyre”

Që prej muajit të kaluar, kur filluan mësimet në gjimnazin Nr. 1, ka pasur vazhdimisht incidente, shkaktuar prej një pakice që përpiqej të pengonte mësimin e gjuhës shqipe në ambientet e shkollës.

Kryetari i Komunitetit të Shqiptarëve në Chania, Afrim Avdiaj, e ka përballuar gjithë këtë situatë të vështirë me stoicizëm dhe maturi. Duke foluar për mediat vendase, zoti Avdiaj fillimisht falënderoi pjesën më të madhe të shoqërisë vendase dhe autoritetet për mbështetjen e vazhdueshme ndaj kësaj iniciative.

“Ne kemi vetëm qëllimin e mirë që fëmijtë tanë të mësojnë gjuhën amtare. Ne çdo herë do ta dorëzojmë shkollën të pastër. I kemi dhënë fjalën drejtorit të gjimnazit se gjithë meremetimet që ka nevojë shkolla do t’i marrim përsipër ne, komuniteti shqiptar. Sot këtu janë regjistruar 45 fëmijë në mësimin e gjuhës shqipe. Ndoshta për shkak të ngjarjeve të fundit disa prindër mund të ngurrojnë që t’i sjellin fëmijtë, por besoj se gjithçka do të shkojë mirë” 

Serafim Rizos, kryetar i sindikatës së arsimtarëve të Chaniasë, i jep një dimension tjetër mbështetjes së të drejtës së fëmijve për mësimin e gjuhës amtare.

 “Sot ne izoluam një minorancë, e cila kreu vandalizma në shkollë, me qëllim që të pengonte zhvillimin e mësimit. Sot i dhamë një shuplakë të fuqishme fashizmit, racizmit, Agimit të Artë dhe bashkudhëtarëve të tyre” 

Sipas kryetarit të Komunitetit Shqiptar, Afrim Avdiaj mësimet e gjuhës shqipe në gjimnazin Nr. 1 të Chaniasë do të zhvillohen çdo të diel, nga ora 17:00 deri në 19:00.

Next Post
Ermal Meta dhe Kledi Kadiu bëjnë atë që të gjithë shqiptarët prisnin

Ermal Meta dhe Kledi Kadiu bëjnë atë që të gjithë shqiptarët prisnin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In