Juristi dhe analisti i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuara situatën politike në vend dhe jovetëm. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, juristi Spahiu fillimisht komentoi zërat për ndryshime të mundshme në qeverinë Rama, teksa theksoi se nëse do ketë lëvizje në qeveri, këto sipas tij, nuk do të sjellin ndonjë ndryshim të dukshëm, pasi do të jenë me njerëz me profile të ulëta dhe jo burra.
Spahiu theksoi se lajmi nuk ishte i vërtetë, pasi kreu i SPAK i disponon masat e sigurisë që prej ditës së parë që ai ka marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Megjithatë juristi la të kuptohet se personat që po mundohen të kërcënojnë Dumanin, sipas tij, janë persona të cilët kanë problem me SHBA-të.
Ndërkohë Spahiu komentoi edhe situatën brenda Partisë Demorkatike, ndërsa shprehu bindjen se ish-kryeministri Sali Berisha tashmë është jashtë kësaj partie. Sipas tij, Basha ka avantazhe ndaj Berishës.
Ajo që ndodhi në Slloveni dhe deklarata e Macron është një nga mesazhet me të rënda për Kosovën, pasi është në sanksione e SHBA dhe BE, është një shtet i krijuar nga perëndimi dhe vet perëndimi e ka sanksionuar, kjo jo për të ndëshkuar popullin , por për të sanksionuar qeverinë. Në një kohë kur pritej që sanksionet të hiqeshin ose të zbuteshin ka ndodhur e kundërta dhe Macron tha se sanksionet do të shtohen nëse qeveria nuk reflekton dhe nëse nuk përmbush 100 për qind kërkesat e BE. Ata konsiderojnë se qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti po zvarrit bisedimet dhe po fitojnë kohë, Kurti është bërë pishman për marrëveshjen që ka bërë me Vuçiç.
Kurti do të zhbëjë atë që ka bërë dhe kërkon ose të fitoj kohë ose shkaqe për të prishur dialogun. Populli i Kosovës është i vetmi popull që është i izoluar dhe nuk do ti liberalizohen vizat nëse qeveria nuk reflekton. Deklarata e Vjosa Osmanit të ishte në një shtet tjetër Osmani do të rrezikonte pozicionin e saj, shteti i Kosovës është krijesë e perëndimit që do të thotë se nuk është një shtet që është krijuar vet dhe e ka fituar vet pavarësinë e tij. Ajo ka përdoru një lloj kërcënimi, nga izolimi, nga mungesa e dialogut fiton Serbia dhe jo Kosova.
Pastaj si mund të kërcënosh BE që të hap dyert me forcë, sepse liberalizimi i vizave është që populli Kosovës të shkon në Francë, Gjermani pa viza. Kosova nuk është Serbia, kjo e fundit ka aleat të tjerë, Kosova se ka luksin ti bëjë kërcënime Bashkimit Europian. Nëse pezullohen vizat atëherë kush e di se kur mund të realizohet më pastaj, sanksionet është e vështirë që të zhbëhen.
-Keni një koment lidhur me masat e sigurisë për kreun e SPAK që janë shtuar. Ndërkohë SPAK reagoi duke thënë se ai mbrohet nga Garda e Republikës, ndërkohë Taulant Balla mohoi të ketë kërkesë për masa shtesë sigurie për kreun e SPAK…
Mendoj se ka qenë e qëllimshme, mendoj se kushtet dhe rrethanat e mbrojtjes që gëzon kreu i SPAK, nuk janë bërë dje, por që kur ka marr detyrën. Unë them se pas lajmit që u publikua fshihet kërcënimi për të, ata që kanë përgatitur lajmin për masat e sigurisë nuk i kanë çuar dot një kërcënim të drejtpërdrejtë. Ka edhe çështje të tjera që përmenden, por nga SHBA u është kërkuar prokurorëve të SPAK që të hetojnë të gjithë ata që janë në listën non grata, ndërsa përveç atyre që janë bërë publike ka edhe një listë tjetër të shpallur non grata nga Britania e Madhe dhe kemi një rrethe më të gjerë subjektesh politike për të cilat është kërkuar që të jenë nën hetim.
Se nga vjen ky kërcënim për kreun e SPAK nuk di të them, por që themelet e shtetit politik janë tronditur si kurrë më parë, sepse nuk është bërë kurrë më parë që të vendoset nën hetim deputet të qeverisë aktuale dhe do të thotë se dora e SPAK mund të shtrihet shumë më larg. Mendoj se me ardhjen e ambasadorit të ri të SHBA do të ketë një agjendë më të ashpër të politikës penale të prokurorisë speciale ndaj subjekteve politike.
Para zgjedhjeve të 2025 do të kemi një kositje të fortë ndaj figurave të larta politike në vend. Pastaj sa i përket deklaratës së Ballës, ajo që unë lexoj është për ti paraprirë të keqes më të madhe që mund të ndodh, nëse ndodh një tentativë ai thotë unë i bëra thirrje drejtorit që të marr masa. Dumani ka përballë miliarderë që po i shpall luftë, dhe ai dhe prokurorët që punojnë në SPAK janë të kërcënuar.
-Si e shikoni situatën në PD?
Mendoj se Sali Berisha i lau duart nga PD pas Kuvendit, sepse të gjithë faktorët janë kundër tij dhe po investojnë që kjo parti t’i mbetet Bashës. Marrjen e Partisë Demokratike zyrtare ai e ka të pamundur, sa kohë faktori ndërkombëtar ka influencë tek sistemi gjyqësor, unë them se ai se merr me dot logon zyrtare të PD.
Basha ka dy sfida të kthej partinë në ato pozita që ishte dhe të marr rolin protagonist opozitar, që të bëhesh lider i opozitës duhet të kesh më shumë mbështetje në krahun opozitar, mund të ndodh që të lind një parti e re, është e vështirë por jo e pamundur në kushtet e shpërbërjes së Partisë Demokratike.
Pjesa më e madhe e deputetëve të PD që janë të dyzuar bëjnë llogari kush do t’i fus në listë Basha apo Basha, ata nëse nuk do t’i fuste në listë Berisha ose Basha ata nuk përfaqësojnë asgjë, ata janë produkt i logos së Partisë Demokratike. Ajo që ka Basha avantazh nga Berisha është mosha sepse Basha është më i ri se Berisha.
-Nëse do ishte në vend të kryeministrit Edi Rama si do e ndryshoje kabinetin qeveritar, kë do largoje dhe kë do të mbajë?
Unë them se ministrat me profil të lartë dhe të suksesshëm janë 2 apo 3. Ajo që duhet ndryshuar është Krifca, por edhe në sektorin e marrëdhënieve me jashtë, si edhe tek Ekonomia dhe Financa për shkak të probleme që kanë pasur me BE dhe me SPAK. Unë them se Edi Rama ka dhënë shenja që kur largoj Gjiknurin se është i gatshëm të largoj ministra që bëhen subjekte të investigimit nga prokuroria speciale. Nëse konflikt me BE dhe SHBA kanë dal në media imagjinoni sa informacione ka vet Rama për ta. Edi Rama zgjedh profile të ulët dhe jo burra.
-A ka një emër që ti mendon se mund të bëhet pjesë e kabineti?
Unë them se për shkak të eksperiencës së keqe që ai ka me burra sepse kanë qenë më problematik, pjesë e hetime, them se do zgjedh gratë duke qenë se këto të fundit janë familjare dhe janë më të rezervuara, edhe me idenë vendos gra se i urdhëron më shumë.