• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kreshnik Spahiu shënon daljen e dytë nga çadra: PD e ka gabim për Jeruzalemin

by A R
24/12/2017 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryetari i Aleances Kuqezi që deklaroi largimin nga politika,  Kreshnik Spahiu, ka dalë kundër tyre sa i përket qëndrimit që po mbajnë ndaj votës shqiptare në OKB për Jerusalemin.

Nga Brukseli ku ndodhet prej muajsh, ai mban nje qendrim pro-Palestinës duke kritikuar PD-në.

Ja postimi i plotë në Facebook:

Berisha gaboi rëndë. Jeruzalemi nuk është si Prishtina

Nga Kreshnik Spahiu

E papranueshme logjika e çdo demokrati dhe për më tepër e ish-kryeministrit Shqipërisë z. Sali Berisha që në bllok opozitarë po mbrojnë tezën e Jeruzalemit hebre si precedent mbi pavarsinë e Kosovës.
Urrejtja ndaj Edi Ramës se ky i fundit nuk i qëndroi besnik marrveshjes së 18 Majit të arritur mes palësh u ka errësuar sytë dhe duan jo vetëm ta gjejnë në faj por edhe t’ja kundërvenë SHBA-ve. Ka tre ditë që rrjetet sociale janë pushtuar nga debati për votën shqiptare në OKB.

Opozita nuk sheh se populli nuk ka bukë të hajë, zgjohet e ngryset me barkun bosh por përfshihet në një debat që nuk preken aspak interesat kombëtare. E ndërsa opozita hesht për varrezat greke në zemër të Shqipërisë që synojnë të shndërojnë jugun e Shqiperisë në “Jeruzalem helen” duke përçmuar jo vetëm historinë por të gjithë ata që ushtarët grekë i vranë nga Çamëria deri në Qafë Botë. Masakra ndaj çamëve nuk ka as më të voglin ndryshim nga gjenocidi hebre ndaj muslimanëve. Por sot çuditërisht PD dhe liderët e saj i ka zënë dashuria për Izraelin duke e kamufluar thelbin me argumentin qesharak se SHBA-të paskan çliruar Kosovën.

Për këtë arsye do doja ti përcillja disa fakte ish-Kryeministrit Berisha për këtë gabim dipolmatik dhe historik:
1- Prishtina është tokë shqiptare dhe s’ka asnjë ngjashmëri me Jeruzalemin që pretendojnë amerikanët. Prishtina është zemra e Shqipërisë dhe jo e Metohisë siç pretendonte Milosheviç.
2- Amerikanët nuk luftuan vetëm në Kosovë por ishin pjesë e një fronti për shpërbërjen e ish Federatës Jugosllave dhe hegjemonisë serbe në Ballkan si një vatër pro Moskës dhe Rusisë.
3- Amerikanët ishin së bashku me shtetet europiane të NATOs në Kosovë por që votuan kundër Jeruzalemit në OKB ashtu si Shqipëria
4- Amerikanët nuk mbështetën interesat shqiptare në Ballkan por parimin e vetëvendosjes në Slloveni, Kroaci, Maqedoni, Bosje dhe Hercegovinë e së fundmi edhe në Kosovë.
5- SHBA bëri atë që nuk e bëmë ne shqiptarët e Shqipërisë as në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës dhe as në kohën e demokratve dhe qeverisjes Berisha. Ne i lamë ata nën pushtim serb dhe nuk levizem aspak ndërsa Amerika, Gjermania si dhe vende të tjera europiane erdhën luftuan për çlirimin e trevave shqiptare
6- Në OKB nuk diskutoheshin pretendime territoriale amerikane apo interesa të kombit amerikan por një premtim personal që Presidenti Trump po u kthente hebrenjve nga fushata elektorale presidenciale, pra Jeruzalemin kryeqytet për votën e tyre e para nje viti në SHBA.
7- Kosova dhe Shqipëria janë dy toka shqiptare dhe një komb unik dhe nuk kanë asnjë ngjashmëri për t’u krahasuar me Izeraelin dhe Palestinën.

Për të gjitha këto arsye do ishte dinjitoze që Sali Berisha dhe demokratët të tërhiqeshin nga kjo betejë që ka ngjallur shqetësim tek miliona besimtar musliman shqiptar por dhe më gjerë, tek gjithë populli i cili është futur në zjarrin e një lufte që nuk i takon në mes Jeruzalemit.
Prishtina nuk është toka e premtuar por toka e bekuar nga Zoti për shqiptarët!

Next Post
Zbulohet sekreti i të pasmeve më ‘sexy’ në botë… (FOTO +16)

Zbulohet sekreti i të pasmeve më 'sexy' në botë... (FOTO +16)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In