Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha duke hequr një paralele mes tij dhe kryeministres së Finlandës. Spahiu thotë se ajo u bë kryeministre duke jetuar në një apartament me qira ndërsa Basha kërkon të bëhet kryeministër me 72 apartamente në pronësi.
“U bë kryeministre e Finlandës duke jetuar në një apartament me qira 72 metra katrorë, Lulzim Basha kërkon të bëhet kryeministër i Shqipërisë me 72 apartamente dhe vila në pronësi!”. /e.s/