• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Krerët e UÇK në Hagë/ Zeka: Akt-akuzat e Prokurorisë ishin skandaloze, Gjykata Speciale është produkt i kazanit ruso-serb! Janë 312 dëshmitarë që…!

by Java News
04/04/2023 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Milaim Zeka është shprehur se Gjykata Speciale që po gjykon krerët e UÇK-së në Hagë është një produkt i kazanit ruso-serb.

Komentet Zeka i bëri përmes një interviste për Panorama TV, ku tha se akt-akuzat e Prokurorisë për krerët e UÇK-së ishin skandaloze.

Zeka tha se shumica e dëshmitarëve që do të dëgjohen lidhur me akuzat e pretenduara të krimeve të luftës, pra 312 prej tyre, janë serbë, çka sipas tij mund të ndikojë në hetim në dëm të ish-krerëve të UÇK-së.

“Aktgjykimet e dhëna janë të padrejta. Deklaratat dhe aktakuzat e prokurorisë ishin skandaloze. E dënuan Haradinajn dhe Gucatin gjoja për dojet e publikuara, të dala nga Beogradi. Trembem se padrejtësia do të vendosë drejtësi edhe për rastin konkret. Duke parë dhe analizuar aktgjykimin që ju dha Calit me 25 vite burg dhe duke parë atë që ndodhi me Haradinajn dhe Gucatin, them se gjithçka është e mundur. Është e paimagjinueshme që një gjykatë e votuar nga Parlamenti i Kosovës ta hetojë për krime lufte Jakup Krasniqin, profesorin e njohur që ka qënë 12 vite në burgjet e Serbisë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Një burr 72 vjeçar me një histori të tillë, është e vështirë për ta përballuar atë aktakuzaë që flitej gjatë seancës së parë dhe që një njeri nga një çlirimtar të quhet një kriminel. Njëri prej avokatëve është nga më të famshmit botëror. Ka qenë avokat i Ramush Haradinajt në Tribunalin e Hagës. Ai e çmontoi akt-akuzën e ngritur ndaj tij. Mbi bazën e kësaj po them se edhe avokati i Thaçit dhe i Veselit e bënë një punë të shkëlqyeshme, sepse secili prej tyre foli për gjëra që nuk kishte folur avokati numër 1. Ishte një mbrojtje e shkëlqyeshme, pasi u tha që roli komandues në zinxhirin e UÇK-së nuk kishte ekzistuar.

Në fund u tha që nuk ekziston asnjë provë apo dokument që do të faktonte që njëri prej të akuzuarve ka dhënë urdhër për vrasjen apo arrestimin e dikujt. Që Gjykata Speciale është produkt i kazanit ruso-serb kjo dihet. Dick Marty e filloi atë raportin e tij të famshëm për transplant organesh ndaj ushtarëve serbë, gjoja ishin marrë nga Kosova, ishin sjellë në Shqipëri dhe ishin çuar tea jo shtëpia e verdhë që është bërë më e famshme se shtëpia e bardhë në SHBA apo shtëpia e Kremlinit. Kjo histori ka filluar nga dy gazetarë të Tiranës që punonin për BIRN dhe të financuar nga rusët. Pastaj erdhi rezoluta në Këshillin e Europës që për fat të keq gjeti mbështetje nga shumë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë dhe të RMV-së.

Pjesa dërmuese e 312 dëshmitarëve janë serbë. Ka edhe shqiptarë. Se çfarë do të ndodhë nuk e dimë. Unë nuk i jap të drejtë vetes që të bëj një analizë të dëshmitarëve pa dëgjuar çfarë do të thonë. Për trupin gjykues atje nuk ka rëndësi nëse dëshmitari është serb, nga Kosova, rom, etj. Varet gjithçka se çfarë do të dëshmojnë ata. Ne e dimë që edhe arrestimi i Thaçit që ishte në rrugë e sipër për në Ëashington, që do të takohej me presidentin Trump, ku do të nënshkruante edhe një marrëveshje. Ishte vendim puro politik i mbështetur nga Rusia dhe nga Gjermania e Merkelit. Tani që ka nisur lufta në Ukrainë, po e shohim sesa shumë ka qenë e ndikuar bota perëndimore nga paraja dhe gazi rus. Për fat të keq të popullit ukrainas, skena politike ka pësuar ndryshime. Perëndimi po e sheh me një sy tjetër Rusinë dhe Serbinë.

Rreth prokurorit Xhek Smith që po heton edhe Trump, janë ngritur pikëpyetje të shumta. Në Hagë është ngritur një gjykatë njëetnike që do të dënojë vetëm krimet e kryera nga shqiptarët. E gjithë kjo që po ndodh në Hagë është trysni ndërkombëtare dhe kësaj trysnie i besoi Hashim Thaçi që loboi fuqishëm për ta themeluar Gjykatën Speciale dhe kjo po i kushton atij dhe të tjerëve që ndodhen atje. Vendimi është i trupit gjykues tani. Flasim për viktima dhe trupa të vrarë. Çdonjëri nga ne e dëshiron zbardhjen e vrasjeve të ndodhura gjatë dhe pas luftës. Çdo njeri kërkon të dijë kush janë vrasësit e ish-ministrit të Brendshëm në Shqipëri. Çdonjëri do të dijë se kush e vrau Enver Malokun. Po ashtu për zotin Raci që ka qenë kryetar i komunës së Klinës”, u shpreh Zeka./m.j

Next Post
Luizi parashikon një marrëzi gjatë spektaklit të “BBVA” dhe paralajmëron Kiarën: Çfarëdo që të dëgjosh sot në ‘prime’…!

Luizi parashikon një marrëzi gjatë spektaklit të "BBVA" dhe paralajmëron Kiarën: Çfarëdo që të dëgjosh sot në 'prime'...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In