• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krerët e Omonia-s vihen në poste drejtuese/ Flamur Noka përçan degën e PD në Himarë

by Java News
03/08/2016 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I dërguari i Partisë Demokratike në Vlorë, Flamur Noka, po anashkalon strukturat zyrtare të partisë së tij në zonën e Himarës dhe po krijon një grupim drejtues politiko- ­financiar- ­militar me segmente të Omonias.

Siç mësohet, Noka ka krijuar një marrëdhënie të afërt me kreun e PBDNJ­së dhe ish­kandidatin për kryetar bashkie në Himarë, Fredi Berberi, i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, si dhe me biznesmenin e njohur Nikollaq Neranxi, i cili po punon për t’u bërë kryetar bashkie i Himarës.

Drejtues seksionesh në fshatrat e Himarës, janë zgjedhur njerëz jashtë strukturave zyrtare të PD­së dhe për këtë ka nisur një konflikt i hapur mes degës së PD­së lokale dhe të dërguarit Flamur Noka. Një dërgatë nga dega ka dërguar një raport të hollësishëm në adresë të kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Akuza e degës së PD­-së ndaj Nokës është se po rrezikohet që Partia Demokratike të bëhet apendiks i Omonias, gjë që do ta kthejë betejën politike në zonë mes “grekëve dhe shqiptarëve”, duke e damkosur opozitën me një gjë që realisht e ka dëmtuar të djathtën. Mbështetja për Vasil Bollanon i ka kushtuar më shumë PD­së sesa e ka ndihmuar. Ka qenë kjo mbështetje që solli fitoren e lehtë të Jorgo(Gjergji) Goros në vitin 2011 e më pas në rizgjedhjen e tij në vitin 2015.

Nikollaq Neranxi, biznesmeni i fuqishëm që ka qenë deputet nën flamurin e Partisë Agrare dhe më pas të LSI­së, ka zhvendosur të gjithë detashmentin e tij në Himarë, duke u zgjedhur dhe kryetar i shoqatës së himariotëve. Njerëz të afërt të Neranxit janë zgjedhur drejtues të grup­seksioneve të PD­së në Spile, por edhe në fshatra e lagje të territorit që përfshin bashkia Himarë.

Qëllimi i Flamur Nokës për zgjerim aleancash po bie ndesh me strukturat zyrtare të Partisë Demokratike të Himarës. Madje një raport i dërguar në qendër bën me dije se Noka buan edhe në shtëpinë e Fredi Berberit, person i cili ka lidhje të ngushtë me ambasadën greke në Tiranë.

Kjo çështje pritet të sqarohet nga Basha, të cilit do t’i duhet të presë nyjen gordiane: me kombëtaristët apo me filogrekët?…/tesheshi/a.k

Next Post

Aksidenti tragjik në Velipojë, policia vendos sinjalistikë provizore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

Sa i sigurt është fluturimi në Lindjen e Mesme? Pse kompanitë e Gjirit vazhdojnë të fluturojnë dhe ato perëndimore jo

March 18, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In