Belinda Balluku ka folur me fjalë zemre për Ogerta Manastirliun, kandidaten e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjeshme të Bashkisë Tiranë.
Zv. kryeministrja, njëkohësisht e caktuar si drejtuesja politike nga Edi Rama për qarkun e Tiranës, është e bindur për fitoren absolute të ish Ministres së Arsimit përballë çdo kandidati që do të caktohet për të sfiduar PS-në.
Në një postim në kanalin zyrtar në Instagram, Balluku shkruante:
“Prej vitesh kemi ndarë beteja, miqësi, ëndrra dhe plane për fëmijët tanë, biseda të pafundme dhe momente që nuk harrohen…
Sot e shoh me zemrën plot, tek merr një hap të guximshëm për të kandiduar si kryetare e Bashkisë Tiranë, lokomotivës së Shqipërisë.
E njoh mirë, e di sa shumë punon, sa shumë i do njerëzit dhe sa sinqerisht kujdeset për çdo gjë që merr përsipër. Jam krenare për ty @manastirliu.ogerta dhe nuk ka nevojë të të them, që na ke të gjithëve në krah, në këtë betejë të re që do e fitosh si ti gjithmonë di”











