Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka uruar ish-Presidentin Barack Obama për ditëlindjen e tij të 60-të.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Biden shprehet krenar që ka një vëlla si Obama.
“Gëzuar ditëlindjen, Barack Obama. Jam krenar që ju quaj vëlla dhe mik – dhe jam mirënjohës për shërbimin tuaj vetëmohues ndaj këtij kombi”, ka shkruar Biden.
Ish-Presidenti Barack Obama feston këtë të mërkurë ditëlindjen e 60-të. Ai ka paralajmëruar një festë që do e zhvillojë ditën e shtunë.
Fillimisht ai ftoi 475 persona, familjarë miq e të afërm, por për shkak të rrezikut nga infektimi me COVID, ai e ka reduktuar ndjeshëm numrin e të ftuarve.
g.kosovari