• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kremtojmë pa festime”/ Mesazhi i Janullatos për Krishtlindjen: Vaksina vjen në jetën tonë si një dhuratë e veçantë

by Java News
24/12/2020 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryepeshkopi Anastas ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e Krishtlindjes 2020.

Sipas tij, këtë vit, Krishtlindjen do ta kremtojmë pa festime sipërfaqësore, pa u mbledhur familjarishtose me miq të shumtë, por edhe pa pjesëmarrjen e gjerë të besimtarëve nëceremonitë adhuruese. Janullatos në urimin e tij beson se vaksina është dhurata më e mirë që mund të merrnim në këtë kohë të vështirë.

Mesazhi i plotë i Kryepeshkopit Anastas:

Këtë vit, Krishtlindjen do ta kremtojmë pa festime sipërfaqësore, pa u mbledhur familjarishtose me miq të shumtë, por edhe pa pjesëmarrjen e gjerë të besimtarëve nëceremonitë adhuruese. Në të njëjtën kohë, kufizimet për shkak të pandemisë do të kenë edhe disa efekte anësore pozitive. Para së gjithash,ky është një rast për të vlerësuar se sa shumë rëndësi kanë në jetën tonë shpirtërore dhe shoqërore ato gjëraqëbesimtarët i konsiderojnë të vetëkuptueshme, sipër shembullmundësia për të shkuar në kishë, kur të duam ne, për t’u lutur, për të marrë pjesë nëshërbesat fetare dhe në misteret e Kishës. Këtë herë bëhet fjalë për një lloj tjetër “kreshme” dhe ushtrimi, të imponuarangakushtet e jashtme.

Në këtë të kremte të madhe, ndoshta do tëjenë më të pakta shfaqjet sipërfaqësore, si zhurma shurdhuese e tepruar dhe elementet pa lidhje që kanë depërtuar brenda saj, me synim kryesor fitimin dhe lavdinë e kotë, duke e tjetërsuar kuptimin e vërtetë të kësaj të kremteje unike. Do të kremtojmë me thjeshtësi, privim, por edhe me dhimbje përata që ndërruan jetë të vetmuar dhe përsa mbijetuan mes hidhërimit dhe dëshpërimit, të torturuar nga vështirësi të shumëllojta.

Me gjithë këtë tjetërsim dhe shkretim që na kërcënon, në të kremten e Krishtlindjes mbizotëron gjithmonë ngjarja unike:Ardhja dhe prania e Birit dhe e Fjalës së Perëndisë. Krishti nuk vjen si vizitor për të na përshëndetur tërë mirësjellje e më pastë largohet pa u ndjerë. Ai vjen të qëndrojë me ne. Ky është kuptimi i fjalës Emanuel, që do të thotë: “Perëndia është me ne”. Nuk vjen si një njeri i pushtetshëm për të na e hequr lirinë, duke na imponuar vullnetin e Tij. Ai vjen si foshnjë, duke ndarë me ne privimin, të qenit i huaj dhe, me buzëqeshje paqeje e shprese vjen të qëndrojë me ne. Edhe Ai vetë do tëvuajë sprova, fyerje, armiqësi, që do të kulmojnë gjatë Pësimit të Tij, teksa merr pjesë në vuajtjet e mbarë njerëzimit. Ai vjen të qëndrojë me ne si i vënë në dyshim nga të tjerët, i përndjekur, që të na mbështesë dhe të na ngushëllojë me premtimin e Tij ngjallësor: “Edhe ja, unë jam bashkë me ju gjithë ditët, deri në mbarim të jetës” (Matth.28:20). Ai është me ne jo vetëm nëkohë të gëzuara suksesesh, kur kemi shëndet të mirë dhemarrëdhënie harmonike me të tjerët. Ai vazhdon të qëndrojë mistikërisht me ne edhe në periudha të turbullta, kur qenien tonë e stërmundojnë hidhërimi, dështimi, sëmundja.

Mbi të gjitha, kjo prani vendimtare duhet të jetë e ndërgjegjshme dhe e vazhdueshme gjatë formësimit dhe kontrollit të mendimeve, të ideve, të vendimeve dhe të veprimeve tona. Nuk mund të lutemi që të jetë i pranishëm në orët e vështira të jetës sonë dhe të tregohemi indiferentë e të mos i kushtojmë rëndësi vullnetit të Tij në mentalitetin dhe sjelljentonë të përditshme. Vetëm ndjesia e vazhdueshme e pranisë së Tij mund të na udhëheqë saktë në peripecitë e jetës sonë.

Pikërisht, këtë prani të Tijtë shumanshme ftohemi ta përjetojmëme më shumë intensitet;këtëherëduke u mburrur më pak për dijen tonë, për aftësitë dhe fuqinë tonë njerëzore.Duke bërëmë shumë kërkimerreth përparësivetë gjinisë njerëzore dheme më tepër solidaritet në nivel lokal e global.Duke pasur më tepër shpresë. Është diçka simbolike, se vaksina që pritet të japë zgjidhjen për të dalë nga robëria jonë e shumanshme e koronavirusit, vjen në jetën tonë si një dhuratë e veçantë Krishtlindjeje.

Le tërezistojmë brenda kësaj atmosfere izolimi të çuditshëm, vetmie, ankthi dhe frike të imponuar nga pandemia, duke kremtuar Krishtlindjen e sivjetshme me përkushtim të plotëndaj pranisë çlirimtare të Birit dhe Fjalës sëpakrijuar të Perëndisë, i Cili hyn brenda krijesës së dukshme, duke epasur Ai fjalën e fundit në ecurinë e jetës sonë dhe të mbarë krijesës.

Në vetminë e papërcaktuar dhe të papritur që na ka ngrirë akull, prania mistike e Krishtit e ngroh mendimin dhe i gjallëron mushkëritë tona. Ky mesazh optimist i Krishtlindjes, i pastër si diamanti, pa zbukurime të shumta, pa veshje me ar dhe ambalazhimemarramendëse, sivjet duhet të nxirret në pah dhe të përjetohet në një mënyrë të veçantë. Jo si kujtim i thjeshtë i një foshnje qëështë i denjë për t’u dashur, por si mesazh vendimtar shprese, si shprehja e vetme e dashurisë, e plotfuqishmërisë së Atit, Zotit dhe Krijuesit të gjithësisë; si garanci për faktin se nuk jemi të vetëm në aventurën tonë personale e globale, dhe as në këtë pandemi.

Këtë përvojëvendimtare duhet jo vetëm që ta fuqizojmëbrenda vetes sonë, por edhe ta transmetojmë si antitrupa shpirtërorë tek ata që jetojnë rreth nesh.Me dhembshuri, me përulësi, me fjalë, me heshtje, pa egoizëm acarues. Nuk është vetëm koronavirusi që transmetohet pa zhurmë dhe në mënyrë aktive;shumë herë më tepër kjo ndodh mebesimin tonë në këtë prani çlirimtare, i cili transmetohet qetësisht dhe në mënyrë të frytshme nga njëri besimtar tek tjetri dhe nga njëri grup tek tjetri.

Vëllezërit e mi,pra,dhurata më esenciale e Krishtlindjes, që mund t’ia ofrojmëvetes sonëd he atyre përreth,është të kuptuarit dhe dëshmia e pranisë së Shpëtimtarit Krisht në jetën tonë të përditshme.

Krishtlindje të bekuara dhe me shëndet! Viti i Ri 2021 na sjelltë paqe dhe qoftë plot me dritë!

Me lutje të zjarrta te Zoti,

† Anastasi

Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i GjithëShqipërisë

Next Post
Kandidati i dytë për kreun e SPAK: Do t’i mbroj prokurorët nga sulmet, kam eksperiencë drejtimi

'Koha e të paprekshmëve ka marrë fund'/ Paralajmërimi i kreut të SPAK: 2021 vit i vështirë për të korruptuarit, shumë zyrtarë të lidhur me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In