• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kremlini: S’ka datë për takimin Putin-Trump, asgjë nuk është finalizuar

by A R
21/10/2025 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kremlini thotë se ka paqartësi lidhur me takimin e mundshëm, Trump-Putin në Budapest dhe se asnjë datë nuk është përmendur deri më tani. Reagimi erdhi pasi CNN raportoi për pezullim të takimit përgatitor mes sekretarit të shtetit Rubio dhe ministrit të jashtëm Lavrov këtë javë.

Duke komentuar mundësinë që bisedimet putin Trump të shtyhen, zëdhënësi Dmitri Peskov u shpreh: “Ne nuk mund të shtyjmë diçka që nuk është finalizuar ende. As presidenti Trump dhe as putin nuk kanë dhënë data të sakta. Nevojiten përgatitje shumë serioze”.

Ai shtoi se për momentin Moska nuk ka dijeni se kur mund të takohen 2 presidentët. Ndërkohë ministri i Jashtëm Lavrov ofroi më shumë detaje sa I përket telefonatës që kishte zhvilluar një ditë më parë me sekretarin e shtetit Marko Rubio. Ai tha se armëpushimi në Ukrainë nuk do te zgjidhte shkaqet e konfliktit.

“Unë dhe Rubio diskutuam se si paraqitet situata aktualisht dhe si mund të përgatisim një variant të një takimi tjetër, i propozuar të mbahet në Budapest nga presidenti Trump. Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme nuk është as vendi dhe as koha. Ajo që ka më shumë rëndësi është se si do të ecim konkretisht përpara me detyrat që janë rënë dakord në parim në Alaskë. Ramë dakord të vazhdojmë këto kontakte telefonike për të kuptuar më mirë ku ndodhemi dhe si të lëvizim në drejtimin e duhur. U habita kur lexova sot në CNN se takimi Putin-Trump mund të shtyhet, meqë – sipas tyre– pas telefonatës sime të djeshme me Marco Rubio, ‘zyrtarët amerikanë kanë arritur në përfundimin se qëndrimi i Rusisë nuk ka ndryshuar së fundmi dhe është ende në përputhje me kërkesat e saj maksimaliste fillestare’. Paanësia e shumicës së mediave perëndimore është famëkeqe, dhe CNN nuk bën përjashtim. Dua ta konfirmoj zyrtarisht. Rusia nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj krahasuar me konceptet e arritura gjatë bisedimeve të gjata mes Putinit dhe Trumpit në Alaskë. Këto koncepte bazohen në mirëkuptimin që u arrit atje dhe atëherë. Atë që Presidenti Trump e shprehu mjaft qartë kur tha se kemi nevojë për paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë, jo për një armëpushim të menjëhershëm që nuk do të çojë askund. Ne qëndrojmë plotësisht besnikë ndaj kësaj formule. Dhe e konfirmova këtë dje gjatë bisedës me Marco Rubion”, tha Lavrov.

Next Post
“Kur të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh”, Rama ironizon ish-ministren britanike

“Kur të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh”, Rama ironizon ish-ministren britanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

“Evropa fillon këtu”, Ministrat Hoxha dhe Pirdeni tur dialogu me studentët për procesin e integrimit europian

March 27, 2026
G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

G7 kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj civilëve

March 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

Përfshihet nga zjarri banesa në Pogradec

March 27, 2026
“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In