• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kremlini paralajmëron: Dislokimi i armëve të SHBA-së mund t’i bëjë kryeqytet evropiane caqe të Rusisë

by S T
13/07/2024 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kremlini paralajmëroi se dislokimi në Gjermani i raketave të Shteteve të Bashkuara do t’i bëjë kryeqytetet evropiane caqe për raketat ruse. Moska tha se kjo do të ishte një përsëritje e konfrontimit të stilit të Luftës së Ftohtë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimtry Peskov, foli për një “paradoks” në të cilin, “Evropa është cak i raketave tona, shteti ynë është cak i raketave amerikane në Evropë”.

“Ne kemi kapacitete të mjaftueshme për t’iu bërë ballë këtyre raketave, por viktimat potenciale janë kryeqytetet e këtyre shteteve”, tha ai për televizionin shtetëror rus, Russia 1. Peskov aludoi se një konfrontim i tillë do ta minonte Evropën si tërësi.

“Evropa nuk po kalon në periudhën e saj më të mirë. Në një konfigurim tjetër, përsëritja e historisë është e pashmangshme”, tha ai, kur gazetari i Russia 1, Pavel Zarubin tha se Lufta e Ftohtë kishte përfunduar me kolapsimin e Bashkimit Sovjetik.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën, gjatë samitit të NATO-s, se do të dislokojë në mënyrë periodike armë me rreze të gjatë veprimi, përfshirë raketat lundruese Tomahawk, në Gjermani nga viti 2026, si pjesë e strategjisë parandaluese.

“Ushtrimi i këtyre aftësive të avancuara do të demonstrojë angazhimin e SHBA-së ndaj NATO-s dhe kontribuuesve të aleancës për strategjinë e integruar evropiane të parandalimit”, tha Shtëpia e Bardhë.

Kremlini e ka kritikuar vendimin e SHBA-së për dislokimin e armëve në Gjermani, duke e akuzuar Uashingtonin se ka bërë një hap drejt një Lufte të re të Ftohtë dhe për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në konfliktin në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha një ditë më parë se ministri i Mbrojtjes, Andrei Selousov, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin, dhe dy zyrtarët kanë diskutuar për uljen e rrezikut “të një përshkallëzimi të mundshëm”. Shtetet e NATO-s kanë forcuar mbrojtjen e tyre në Evropë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022./REL

Next Post
Gruaja dhe dy vajzat iu vranë mizorisht, reagimi prekës i gazetarit të njohur

Gruaja dhe dy vajzat iu vranë mizorisht, reagimi prekës i gazetarit të njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In