Zëdhënësi i Moskës Dmitry Peskov tha se Rusia po tregohet e kujdesshme në lidhje me deklaratat për sa i përket bisedimeve të paqes që u mbajtën ditën e djeshme në Stamboll, sipas BBC
Sipas tij, negociatat duhet të zhvillohen në fshehtësi të plotë megjithatë kryenegociatori rus pritet të mbajë një deklaratë gjatë ditës së sotme.
Peskov tha se Krimea, rajoni i aneksuar nga Rusia në 2014, është “pjesë e Rusisë” dhe kushtetuta ruse përjashton diskutimin në lidhje me çdo rajon rus me vende të tjerë, duke iu referuar Ukrainës.
“Krimea është pjesë e Rusië dhe nuk duhet të disktutohet,” theksoi zëdhënësi.
g.kosovari