Përbërësit (për 6 persona):
1 litra qumësht
150 gr sheqer
50 gr sheqer integral
8 të verdha vezësh
Kanellë
Lekurë të grirë limoni
Përgatitja: Në fillimi hedhim qumështin në një tenxhere bashkë me lëkurën e limonit dhe kanellës duke lënë një gotë mënjanë. E lëmë qumështin të marrë valë dhe më pas e heqim nga zjarri. Ndërkohë në një enë rrahim me ndihmën e një mikseri të verdhat e vezëve bashkë me sheqerin derisa të përftojmë një masë homogjene.
Më pas shtojmë masën që përgatitëm tek qumështi që vloi më parë. Në fund shtojmë edhe gotën e qumështit që nuk e hodhëm në fillim.
Të gjithë masën e lëmë në zjarr të ngadaltë dhe gradualisht e trazojmë që të fillojë të trashet kremi.
Kur ta shohim që masa është trashur dhe është homogjene, e heqim nga zjarri dhe e ndajmë në 6 tasa të vegjël porcelani. E lëmë të marrë temperaturën e ambjentit secili prej tyre dhe më pas e fusim në frigorifer për afërsisht 2 orë.
Përpara se t’i servirim, e spërksim me sheqer integral dhe i vendosim në pjesën e sipërme të furrës derisa sheqerin të karamelizohet.
Por ndërkohë që kremi i ftohur duket të qëndrojë në temperaturën që mori në frigorifer, tasat e porcelanit vendosini në një tavë qelqi me akull. Kjo do ju ndihmojë që sheqeri sipër të shkrijë dhe pjesa e poshtme të qëndrojë e ftohtë.









