• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Krekoset’ Meta: Hetimi i SPAK dhe e-maili për ish-Sigurimin, për mua janë ‘gudulisje’!

by
24/08/2022 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i pyetur nëse publikimi nga Autoriteti i Dosjeve i e-mailit anonim për agjentin I.M. dhe nisja e hetimeve të SPAK pas kërkesë-padisë së ish-deputeti Halit Valteri janë të qëllimshme, për ta larguar nga skena politike, është shprehur se për të janë thjeshtë “gudulisje”.

Por sipas Metës nisja e hetimeve dhe prezantimi i projektligjit të ri për dosjet e ish-sigurimit të shtetit janë padyshim të orkestruara nga kryeministri Edi Rama dhe jnaë “dramatike për opinioin publik”, pasi tregojnë se ç’është e aftë qeveria të bëjë me ta kur kontrollon gjyqësorin dhe institucione të tjera.

“Unë i konsideroj në planin personal gudulisje dhe më argëtojnë. Në raport me opinionin publik dhe interesin publik janë dramatike se tregojnë një kapje kaq të thellë dhe poshtëruese të gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura nga klika e Ramoviçit dhe tregojnë ç’mund të bëjnë këta me qytetarët shqiptarë, që nuk kanë mundësi si Ilir Meta që mund të bëjë një komunikim kudo me të gjithë popullin e Shqipërisë siç e kemi bërë më dy mars”, tha Meta në një intervistë për SyriTV.

Më tej, ish-Presidenti shtoi se më 1 shtator do të kallëzoj penalisht Autoritetin e Dosjeve pasi ka arritur të sigurojë provat që e-maili dhe nxitimi për t’ia deleguar çështjen edhe Kuvendit ka qenë e stisur dhe se “agjenti I.M.” nuk ka të bëjë me emrin e tij.

“Dëgjova që thotë se Berisha dhe Meta duhet të shprehen për hapjen e Dosjeve. Sepse ne dhe unë personalisht kemi qenë për hapjen e dosjeve dhe më 1 shtator do të bëhet publik kallëzimi penal për Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve. Sepse kanë manipuluar tentativën e arratisjes së një shtetasi 19-vjeçar që tentoi të largohej atëherë dhe sot ndodhet në SHBA, duke përfshirë aty edhe Ilir Metën. Personi në fjalë e ka parë se çfarë manipulimi i turpshëm është bërë në dosjen e tij. Unë e di shumë mirë të gjithë enturazhin kriminal të përfshirë në këto shkelje të të drejtave të njeriut, që bëhen me urdhër të Edi Ramës. Është Edi Rama se pa të s’mund të merrej ky guxim që në bazë të një e-maili anonim vihet në lëvizje për 24 orë Autoriteti i Dosjeve dhe kanë gati edhe projektligjin për këtë dhe pastaj tromakset ajo zonja atij me demek, kryetarja e Kuvendit. Qëndrimi i imi është që për çdo fakte që nga çerdhja, se ndaj jua tregova dhe Pazarin e ri. Kjo është për të hequr vëmendjen nga afera 450 milionë euro e inceneratorëve, ku janë përfshirë drejtpërdrejtë Edi Rama dhe Engjëll Agaçi”, deklaroi Meta.

/e.d

Next Post
Gjuha e komunikimit publik të Ilir Metës, dëshmi e mjerimit intelektual të tij

Deklarata e Kim/ Meta: Jemi në një ndeshje të vërtetë! Raporti im dhe i PL me SHBA është i qartë, ne do të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Ministria e Jashtme: Ambasada në Abu Dabi, në dispozicion të shqiptarëve rezidentë

February 28, 2026
LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

February 28, 2026
Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

February 28, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In