• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krejt normale: Në Shqipëri shiten punimet e diplomës

by A R
11/01/2017 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të blesh një diplomë në ditët e sotme duket se është një gjë krejt normale.

Nëpërmjet njoftimeve për oferta punimesh diplome, mund të porosisësh fare lehtë një të tillë.

Gazetarët e emisionit investigativ “STOP” janë vënë në lëvizje dhe pas kërkimeve, kamera e fshehtë arrin të kontaktojë tre zyra, që ofrojnë këtë “shërbim”.

Pas disa takimeve dhe negociatave, gazetarët arrijnë të marrin një punim diplome për 25 mijë lekë të reja. Një situatë e tillë ndodh në shumicën e degëve dhe universiteteve në vendin tonë.

Qytetarja – Si ke qenë? Si ia kaloni? Jam e interesuar, për atë punimin e diplomës.

Sekserja – Ideja është që, mund të sugjerojmë disa tema.

Qytetarja – Unë njëherë desha të diskutoja për pagesën. E kupton?

Sekserja – E para fare, ç’a periudhe të duhet? Se dhe shpejtësia e punimit ka të bëjë shumë.

Qytetarja – Për në qershor.

Sekserja – E para, ne e kemi nga koha, sepse çmimet nuk është se i vendos unë. Aktualisht janë njerëzit, që punojnë, ata që i vendosin çmimet.

Qytetarja – Ju jeni pedagoge?

Sekserja – Jo jo, unë nuk kam lidhje. Unë jam vajza, që merrem me menaxhimin e faqes edhe me pjesën e studentëve, takimet etj, etj.

Qytetarja – Kjo tani, është qendër? Si funksionon?

Sekserja – Jo. Këta janë pedagogë të ndryshëm, që kemi pasur ne mundësitë. Kemi kontakt, që bashkëpunojnë me ne, në lidhje me punimin. Pjesa më e mirë, që mund të bëjmë ne dhe për pjesën e çmimit është… Kemi një temë aktualisht, e ka një nga pedagogët. E kishte një nga pedagogët punim, e kishim ashtu, për një vajzë. Ajo vajza ka transferuar studimet jashtë edhe na ka paguar një pjesë të punimit, por nuk është, se ka tërhequr punimin realisht.

Qytetarja – E kuptoj.

Sekserja – Për atë, që mund të kemi një fillim punimi dhe pjesën e konvertimit të pagesës, që ka bërë ajo, mund ta konvertojmë te ty.

Sekserja –Ideja është që ne, me këtë vajzën, kemi marrë diku tek 170 mijë lekë, (të vjetra) diçka e tillë.

Qytetarja – Lekë?

Sekserja – Po, me lekë. Ideja është këtu që, ne mund ta konvertojmë pjesën e asaj, ta konvertojmë te ty edhe mund të shkojmë tek 250 mijë (lekë).

Qytetarja – 250?

Sekserja –  Total. Ti vazhdon të jesh ajo vajza, që…

Qytetarja – E kuptoj.

Qytetarja – Këta janë pedagogë, që punojnë në shtet? Në privat? Që ta di të paktën.

Sekserja – Kemi dhe të shtetit dhe të privatit, por që nuk ka lidhje. Në fund të punimit, mua nuk më intereson as pedagogu jot udheheqës, as fundja fare, as emri jot.

Sekserja – Bën një pagesë minimalisht 20 mijë lekë, (të vjetra) që nis punimi dhe pastaj dorëzohet një e treta e punimit. Bëhet një e treta e pagesës së mbetur. Dorëzohet një e treta e punimit prapë, kapitulli i dytë, i tretë. Po e marr si shembull, dorëzohet prapë një e treta e pagesës totale dhe në fund fare pagesa, që ngelet, pagesa shtesë. Aktualisht ne kemi 24 tema, që po punojmë. Që punojmë në atë kurs.

Qytetarja – Po.

Next Post
Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit mbledh 400 artistë nga 63 shtete

Bienalja Ndërkombëtare e Akuarelit mbledh 400 artistë nga 63 shtete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që bëri në Kuvend

March 5, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

EMRAT / Plagosje në Shkodër, autori shkrep armën në servis dhe arratiset

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In